Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: VLEN dështoi! As mbështetësit e dikurshëm nuk iu përgjigjën thirrjes – mashtrimet dhe nënçmimet nuk mobilizojnë më askënd

01/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konventa promovuese e koalicionit VLEN, e mbajtur mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, e dëshmoi qartë realitetin politik: qytetarët po se po, por edhe mbështetësit e dikurshëm i kanë braktisur. Pavarësisht propagandës së shfrenuar dhe presioneve të paligjshme të pushtetit, salla mbeti me ulëse të zbrazura, ndërsa atmosfera e gjallë e vërtetë rrihte nëpër çarshitë shqiptare, nga Shkupi e Kumanova, në Gostivar, Tetovë, Kërçovë e deri në Strugë.

Populli nuk u përgjigj thirrjes për të mbështetur një projekt që tashmë ka humbur çdo kredibilitet dhe është shndërruar në mashtrim të madh. Shkaku është i qartë: VLEN nuk ka përmbushur asnjë, absolutisht asnjë nga premtimet e dhëna. Nga fjalët e mëdha të fushatës, sot kanë mbetur vetëm zhgënjimi dhe mashtrimet e zbuluara:
• Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan 10.000 euro për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe.
• Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën “botën serbe”.
• Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.
• Premtuan respektim të Marrëveshjes së Ohrit, e dorëzuan në duart e putinistit Ivan Stoilkoviq.

Konventa e vakët e VLEN-it është fotografia më e qartë e dështimit të tyre. Shqiptarët tashmë e kanë dhënë gjykimin e tyre: ata nuk u besojnë më, i kanë braktisur dhe i shohin ashtu siç janë – si degë e VMRO-së te shqiptarët.

Më 19 tetor, qytetarët do ta vulosin me votë këtë verdikt: VLEN është mashtrim, është “frankenshtajni” politik i Mickoskit, ndërsa BDI mbetet adresa e vetme e shqiptarëve për përfaqësim të fuqishëm, dinjitoz dhe europian.

Previous Post

Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Next Post

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

25/10/2025
Aktuale

Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

25/10/2025
Maqedoni

Kasami: Zanati meriton respektin dhe përkrahjen tonë

25/10/2025
Maqedoni

Krenaria e Dibrës, gjeneral Gëzim Ostreni pret në konak Mexhitin dhe Melën

25/10/2025
Maqedoni

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Aeroportin Ndërkombëtar, i kërkuar nga Interpoli

25/10/2025
Maqedoni

Gjeorgjievski: Për 72 orë Shkupi do të pastrohet

25/10/2025
Next Post

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Kamala Harris sinjalizon rikthim në garën presidenciale të vitit 2028: Misioni im politik nuk ka mbaruar

25/10/2025

Mungesa e fuqisë punëtore, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

25/10/2025

Nuk ka qetësi në burg/ Ish-presidenti Nicolas Sarkozy kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale në rrjet

25/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk