Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

01/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë rithekson dhe përsërit qëndrimin e saj të pandryshuar dhe të palëkundur se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik.

Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit.

Qëndrimi i BDI-së është i qartë:

• U bëjmë thirrje, të gjitha partive politike parlamentare që të mbështesin propozim-ligjin e BDI-së për veting me mbikqyrje ndërkombëtare, një proces gjithëpërfshirës dhe i pakompromis, që do të rikthejë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe institucione.

• Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike, pa përjashtim, për periudhën e 33 viteve të fundit.

• ⁠Kërkojmë verifikimin dhe kontrollin e prejardhjes së pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit: ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë – të gjithë, pa asnjë dallim;

• ⁠Ritheksojmë nevojën për hetim të thelluar të procesit të privatizimit, që në shumë raste shërbeu si bazë për krijimin e oligarkëve të paprekshëm. Ky kapitull i errët nuk mund të mbetet i pazbardhur. Drejtësia nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete.

• ⁠Kërkojmë poashtu hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja.

Ky është kushti për drejtësi. Ky është obligimi ndaj qytetarëve.

Prandaj, BDI sot edhe njëherë:

• U bën thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin propozimin për veting të dorëzuar nga BDI në vitin 2020, si dokument i përgatitur me përkushtim dhe vizion shtetformues. Edhe pse atëherë propozimligji u procedua në Kuvend dhe kaloi leximin e parë, për shkak të mungesës së vullnetit politik prej subjekteve të tjera politike prej atëherë e deri më sot nuk mori dritën jeshile.

• U bën thirrje subjekteve politike dhe qeverisë që të tregojnë guxim institucional dhe integritet politik. Nëse nuk kanë frikë nga e vërteta, nëse nuk kanë asgjë për të fshehur, le ta përkrahin vetingun!

Të jemi të qartë:

Vetingun nuk e duan ata që sot dhurojnë prona publike, që pranojnë donacione me prejardhje të dyshimtë nga Serbia dhe që ndërtojnë qindra ndërta pa leje. Ata që kanë frikë nga transparenca, nuk mund të jenë garant të drejtësisë.

BDI nuk do të ndalet në këtë rrugë.

Vetingu do të ndodhë. Sepse kjo nuk është çështje e BDI-së. Kjo është çështje e vendit. Çështje e drejtësisë. Dhe çështje e të ardhmes.

Previous Post

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme viziton sot Gazën

Next Post

Presidentja Siljanovska mbledh Këshillin e Sigurisë

Related Posts

Aktuale

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025
Maqedoni

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025
Maqedoni

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Maqedoni

Qyra: Do t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme

15/10/2025
Maqedoni

Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup, u prit nga ministri Mucunski

15/10/2025
Maqedoni

KShZ: 9.000 të sëmurë do të votojnë në shtëpi

15/10/2025
Next Post

Presidentja Siljanovska mbledh Këshillin e Sigurisë

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk