Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Vështirë të bindet Ali Ahmeti – prioritet ka misionin jo funksionin!

20/02/2024
BDI: Vështirë të bindet Ali Ahmeti – prioritet ka misionin jo funksionin!
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kryeministri shqiptar po vjen”, “Agjenda e gjelbër”, “Diçka e re po vjen” ishin disa nga slloganet që u paralajmëruan nga BDI-ja.

Ditëve të fundit aktuale është sllogani “Ali Ahmeti vjen me lajmin e madh”. Ky paralajmërim me të madhe shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe padyshim se ka të bëjë me pozicionimin e integristëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

BDI-ja siç njofton Klan M, pritet që këtë javë ta bëjë publike kandidatin presidencial. Në sipërfaqe dolën disa emra, mes tyre edhe lideri Ali Ahmeti, por ende nuk ka një vendim.

Në emisionin “360 shkallë” Artan Grubi nga BDI-ja, ka theksuar se vështirë është për ta bindur Ali Ahmetin, pasi do të mbetet në përcaktimin e tij për mision e jo për funksion.

“E dini qëndrimin e tij; Unë jam misionar nuk jam funksionar. Nuk jam në parti politike, e as në politikë për të marrë funksione, por që misioni të jetë I suksesshëm. Para këtij argumenti të gjithë duhet të tërhiqemi. Por, nëse pyesni cilin do anëtar apo votues të BDI-së, padyshim se do të përcaktohet për Ali Ahmetin” – tha Artan Grubi.

Se vështirë do të jetë të bindet Ali Ahmeti që të jetë kandidat presidencial I BDI-së, e thotë edhe Kryeministri Talat Xhaferi. Sipas Tij, Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksione.

“z.Ahmeti ka mision. Nuk ka nevojë të dëshmojë se kush dhe cfarë është pas kontributeve 50 vjecare për këtë shtet dhe qytetarët. Misioni I tij është Evropa dhe BE-ja. Ai duhet të vazhdojë të punojë në misionin e tij. Nuk mendoj se e ka prioritet garën për funksione. Nëse do të dëshironte funksione për vete, gjatë 22 viteve të kaluara mund të ishte cfarë të donte” – deklaroi kryeministri Talat Xhaferi.

Sidoqoftë, vendimin për kandidat presidencial, BDI-ja duhet ta bëjë publike sa më shpejt, për shkak se më 23 shkurt nis grumbullimi i nënshkrimeve që zgjat deri më 8 mars.

Grubi konfirmoi se këtë javë do të dihet emri I kandidatit, sipas tij, fituesit në bllokun shqiptar, me mundësi për të kaluar edhe në rrethin e dytë.

Previous Post

Sara bënë deklaratë të madhe: “Do të pozoj nudo…”

Next Post

Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk