Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson si hap historik lëshimin në
 përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë
 në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli (One Stop Shop).
Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja
 shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes
 thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së
 qytetarëve dhe mallrave.
Sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një
 premtim i realizuar nga programi ynë për të eleminuar kolonat e gjata,
 për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e
 turizmit.
Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e
 vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në
 përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do
 të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.
Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri –
 tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e
 zhvillimit të përbashkët.
Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e koalicionit qeverisës mbetet
 e përkushtuar për implementimin e këtij modeli bashkëkohor edhe në të
 gjitha vendkalimet tjera kufitare me fqinjtë tanë.
Na duhet bashkim në rrugën e tejkalimit të sfidave dhe përmbushjes së
 qëllimeve për jetë më cilësore.








