Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Vendit i duhet stabilitet afatgjatë politik që mund të sigurohet vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale

27/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për drejtimin e gabuar në të cilin Qeveria po e çon vendin, duke shkaktuar kërkesa gjithnjë e më të mëdha nga qytetarët për një rishqyrtim politik.

Në çështjet kyçe me interes strategjik, Qeveria përballet me një dështim të plotë në prioritetet që vetë i paraqiti si interes shtetëror, gjë që patjetër duhet të rezultojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të nxitur nga motive populiste në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria e hoqi plotësisht dosjen evropiane të vendit dhe mundësinë për të vazhduar negociatat me BE-në.

Në fjalimet e tij populiste dhe emocionale, Kryeministri jo vetëm që refuzon mundësinë e plotësimit të Kushtetutës me disa pakica, por edhe krenarisht e paraqet si suksesin më të madh politik të vendit shmangien e detyrimeve “Erga omnes” që rrjedhin nga marrëveshjet strategjike me Greqinë, respektivisht Marrëveshja e Prespës.

Kjo vetëm tregon se presioni publik i zgjedhjeve e ka larguar plotësisht Qeverinë nga dosja evropiane, e cila vetë e ka quajtur “Prioriteti numër një”.

Qeveria me veprimet e saj poashtu përpiqet t’i minojë mekanizmat që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit, e cila përbën një kërcënim serioz për karakterin shumëetnik të shtetit – themeli më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë.

Mungesa e negociatave në të njëjtën kohë i ka mundësuar Qeverisë të kapë plotësisht sistemin gjyqësor, ta përdorë si vegël personale dhe partiake, dhe në skenën publike të demonstrojë disiplinë dhe dominim ndaj Prokurorisë Publike dhe Gjykatësisë.

Kjo gjendje jo normale krijon një nevojë të qartë dhe të pamohueshme tek qytetarët për rishqyrtim politik të Qeverisë.

Vendit i duhet stabilitet afatgjatë politik që mund të sigurohet vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

Kjo do të krijojë hapësirë pa përballje zgjedhore për disa vjet, duke i mundësuar elitave politike të hyjnë në procese të thella për shpëtimin e dosjes evropiane të vendit dhe kapjen e mundësisë së fundit për t’u rikthyer në rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Previous Post

VLEN: Në tetor fitojmë gjithkund!

Next Post

Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin, qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Related Posts

Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Next Post

Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin, qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk