Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

02/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend.

UÇK nuk është “asgjë” për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. UÇK për shqiptarët është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar të jetë i barabartë. Çdo përpjekje për të mohuar këtë të vërtetë historike është një akt diskriminimi që thellon ndarjet ndëretnike dhe dëmton ndjeshëm harmoninë shoqërore.

Kjo qasje selektive dhe hipokrite është e papranueshme. Të nderosh Komitët, ndërsa përbuz UÇK-në, është dëshmi e standardeve të dyfishta dhe mungesës së sinqeritetit nga kjo qeveri.

Si mund të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët, kur një Ministre e Arsimit, në vend që të promovojë vlera të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, flet me një gjuhë përjashtuese dhe fyese për një pjesë të qytetarëve të këtij vendi? A është kjo mënyra si kjo qeveri synon të promovojë bashkëjetesën dhe të ndërtojë një të ardhme për të gjithë?

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon fuqishëm këtë qasje dhe kërkon që Ministrja të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe të kërkojë falje publike. Ne gjithashtu kërkojmë që kjo qeveri të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet ndëretnike.

UÇK për shqiptarët është historia, sakrifica dhe krenaria jonë. Kushdo që e nënvlerëson këtë simbol të rëndësishëm duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët duke fyer dhe përjashtuar një popull të tërë. Shqiptarët kanë dhënë gjithmonë kontribut për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë kurrë që historia e tyre të reduktohet në “asgjë”.

Me shumë gjasa, kjo deklaratë është koordinuar me marionetat tuaja të koalicionit, Vredi.

Previous Post

Prokurori Xhelal Bajrami pas djegies së veturës së tij: Nuk ka arsye politike, supozoj se është kryer nga kriminelë

Next Post

Janevska: Komitët, pjesë e historisë, ndërsa UÇK-ja nuk paraqet asgjë

Related Posts

Maqedoni

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

05/08/2025
Maqedoni

Çairi e Tetova anëtare të “Sister Cities International”, Ganiu: Moment i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të komunës

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
Aktuale

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

05/08/2025
Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Next Post

Janevska: Komitët, pjesë e historisë, ndërsa UÇK-ja nuk paraqet asgjë

Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbasë 10 kilogramë

05/08/2025

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk