Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese, moment kritik për vendin

26/09/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) rikonfirmon përkushtimin e tij të palëkundur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ka ardhur koha për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve tanë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanl mbështetur rrugën Euro-Atlantike të vendit tonë. Zhvillimet e fundit, përfshirë edhe fillimin e afërt të negociatave me BE-në për Shqipërinë, tregojnë se dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet.

Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik. Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të pengojnë të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë një detyrim moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimit evropian.

BDI gjithmonë ka qenë garantuese e këtij procesi, dhe ne nuk do të lejojmë që bllokadat politike  të pengojnë të ardhmen e qytetarëve tanë.

Koha për hezitim ka mbaruar.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tjerë politikë, që të veprojnë me përgjegjësi, pjekuri dhe vendosmëri në interes të qytetarëve dhe shtetit. Kjo përfshin përmbushjen e angazhimeve të përcaktuara në kornizën negociues dhe miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të nxisin hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në BE.

Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është brenda Bashkimit Evropian. Ne duhet të sigurohemi që veprimet tona pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe sakrificat e bëra për dekada për të siguruar një të ardhme demokratike dhe të begatë.

Narrativa e frikës dhe politikave ditore duhet rë përfundojë; tani është koha për udhëheqje dhe vizion.

BDI mbetet e vendosur në pozicionin e saj: ndryshime kushtetuese tani! Përgjegjësia jonë nuk është vetëm ndaj votuesve tanë, por ndaj gjithë vendit. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vënë interesat e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj në radhë të parë dhe të veprojnë në përputhje me aspiratat evropiane që na bashkojnë të gjithëve.

Afati ka kaluar, por përgjegjësia mbetet. Koha për përgjigje të qarta dhe veprime vendimtare është tani.

Previous Post

U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen

Next Post

Pse njerëzit bien pre e premtimeve të paqarta?

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Pse njerëzit bien pre e premtimeve të paqarta?

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk