Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore

15/05/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë që as Qeveria, as Presidentja, e as struktura politike udhëheqëse në përgjithësi, nuk tregojnë as minimumin e kujdesit për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në rrjedhat shoqërore të vendit.

Më 21 maj pritet të votohet Guvernatori i ri i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut – dhe askush më as që e përmend mundësinë që kjo pozitë t’i besohet një shqiptari. Sjellja është sikur kjo pozitë i takon ekskluzivisht maqedonasve etnikë dhe sikur kjo është punë e mbaruar paraprakisht. Në listën e ngushtë të katër kandidatëve aktualë, jo vetëm që nuk ka asnjë shqiptar, por ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë karakterin multietnik të shtetit.

Edhe pse përzgjedhja ndjek procedura të qarta kushtetuese dhe ligjore – duke kaluar përmes Presidentes dhe më pas Kuvendit – përfaqësuesit politikë shqiptarë brenda shumicës parlamentare duhej të siguronin të paktën përfshirjen në listën e ngushtë të njërit prej ekspertëve shqiptarë të lartë të ekonomisë, të cilët ky vend i ka me bollëk.

Por, për fat të keq, duket sikur sot nuk guxojnë as të pyesin për këto pozita – e lëre më të luftojnë për emërimin e një shqiptari në një funksion kaq të lartë shtetëror.

Kjo vetëm sa e thellon shijen e hidhur tek qytetarët shqiptarë – një realitet i vendosur nga vetë Kryeministri, i cili në mënyrë të qëllimshme krijoi rreth vetes rrethe koncentrike të mbyllura etnikisht: fillimisht në Kabinetin e tij, pastaj në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve me të cilët udhëton në vizita zyrtare, dhe tani edhe në zgjedhjen e Guvernatorit, sikur shqiptarët nuk kanë përfaqësues që mund të hyjnë në listën e ngushtë për këtë detyrë të lartë publike.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i të gjithë qytetarëve të saj – pa dallim etnie apo përkatësie tjetër.

Dhe Kushtetuta e vendit e obligon shtetin të sigurojë shpërndarje të drejtë dhe përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në jetën publike.

I bëjmë thirrje Presidentes që, brenda kompetencave të saj, të tregojë më shumë përkushtim ndaj frymës së Kushtetutës që garanton karakterin multietnik të shtetit, sesa ndaj kërkesave që i vijnë nga Qeveria.

Previous Post

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Next Post

Aksident tragjik në Meksikë, humbin jetën 21 persona

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Aksident tragjik në Meksikë, humbin jetën 21 persona

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk