Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Qeveria po shkel Ligjin për përdorimin e gjuhëve – mungesa e gjuhës shqipe në procesverbalet zyrtare është diskriminim institucional

31/07/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për shkeljen e vazhdueshme të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, siç dëshmohet edhe nga rasti i fundit me mosbotimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën shqipe.

Fakti që, që nga data 10 qershor 2025, janë mbajtur 14 mbledhje të Qeverisë dhe asnjë prej procesverbaleve nuk është publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të institucionit qeveritar, përbën jo vetëm një shkelje të hapur të ligjit, por edhe një akt diskriminimi të qëllimshëm ndaj gjuhës dhe qytetarëve shqiptarë.

Arsyetimi me “vonesa teknike” është i papranueshëm dhe përçmues. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe detyrimi për përkthim dhe publikim të barabartë është i sanksionuar me ligj. Çdo shmangie nga ky obligim është mohim i karakterit multietnik dhe barazisë që e garanton Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit.

Nuk është rastësi që këtë klimë diskriminimi e ushqejnë pikërisht partitë që vazhdojnë të kundërshtojnë vetë ekzistencën e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Rikujtojmë se VMRO-DPMNE është parashtruese zyrtare e iniciativës për shfuqizimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, një institucion që në vend se të jetë garant i barazisë dhe mbrojtës i Kushtetutës, po shndërrohet në instrument parapolitik për rrënimin e çdo arritjeje nga Marrëveshja e Ohrit dhe vetë karakteri multietnik i shtetit.

BDI i bën thirrje Qeverisë që të ndalë menjëherë këtë praktikë përjashtuese dhe të ndërmarrë masa urgjente për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Çdo neglizhencë ndaj gjuhës shqipe është neglizhencë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës në vend.

Si subjekt politik që angazhihet për barazi gjuhësore dhe kohezion ndëretnik, ne nuk do të heshtim përballë këtij degradimi institucional. Qytetarët shqiptarë nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe meritojnë respekt të plotë në çdo dokument, në çdo platformë dhe në çdo veprim të institucioneve shtetërore.

Previous Post

VLEN: BDI tashmë ka bërë një kapitullim zgjedhor. Nuk ka kandidatët e vet në zgjedhje, shpreson në mëshirën e Selës dhe Taravarit

Next Post

A do të ndryshojë çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

11/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

11/10/2025
Maqedoni

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Maqedoni

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

11/10/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025
Next Post

A do të ndryshojë çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

11/10/2025

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

11/10/2025

Skandaloze: Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës (VIDEO)

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk