Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Mickovski, dje, zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon!

08/01/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.

Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore.

Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese.

Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.

Ne do të përdorim të gjitha mjetet politike, ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar këtë prapakthim dhe për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me sakrificë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër kësaj përpjekjeje për të ulur statusin politiko juridik të shqiptarëve.

Previous Post

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Gjendja e rrugëve në RMV

Related Posts

Maqedoni

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

13/10/2025
Maqedoni

Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

13/10/2025
Maqedoni

Izeti e sfidon Bujarin për debat: Mos u frikëso. Guxo!

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Përmes fondeve evropiane sigurojmë buxhet historik për rikonstruksionin e fasadave në Çair

13/10/2025
Maqedoni

MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

13/10/2025
Maqedoni

Pas 61 vitesh, nxënësit në Creshevë do të bëhen me sallë sportive, Janevska dhe Stefkovski mbikqyrën aktivitetet ndërtimore

13/10/2025
Next Post

Gjendja e rrugëve në RMV

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk