Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Mickoski nuk mund ta fshehë paaftësinë për të udhëhequr një shtet multietnik me urrejtje dhe polarizim etnik

04/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim për përpjekjet e vazhdueshme të Hristijan Mickoskit për të imponuar veten si tutor i skenës politike shqiptare.

Deklarata e tij e fundit – ku publikisht sugjeron se me kë duhet të koalicionojë Arben Taravari – është një përpjekje e rrezikshme dhe e papranueshme për të rikonfiguruar vullnetin politik të votuesve shqiptarë.

Kjo është një vijë e kuqe që nuk është kapërcyer kurrë më parë – dhe që nuk do të lejohet të kapërcehet as tani.

Askush, e veçanërisht Hristijan Mickoski – një politikan që e ka ndërtuar karrierën mbi urrejtjen, përjashtimin dhe nacionalizmin – nuk ka as legjitimitet moral dhe as politik për të dizajnuar përfaqësimin politik të shqiptarëve.

Këto veprime nuk janë vetëm fyese për pjekurinë politike të shqiptarëve – ato janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës së tij si kryeministër.

Ai tashmë e ka humbur kredibilitetin për të qenë një zgjidhje afatgjate në një shtet multietnik.

Historia nuk do ta kujtojë si burrë shteti, por si një individ që u përpoq përkohësisht të uzurponte pushtetin përmes nacionalizmit, por që dështoi – sepse “softueri” i tij politik nuk është i përputhshëm me “harduerin” multietnik të këtij shteti.

Përfaqësimi politik shqiptar buron vetëm nga vullneti i qytetarëve shqiptarë – në mënyrë autentike, dinjitoze dhe të lirë.

Ai nuk është objekt pazari, dizajni apo inxhinierie politike nga politikanë që mbulojnë paaftësinë e tyre me urrejtje dhe që frikësohen nga multietniciteti në vend se ta pranojnë atë si vlerë.

Mickoski nuk është dhe nuk do të jetë kurrë tutor i përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Previous Post

Sali: Lloga po i lutet Ali Ahmetit, ASH në garë për servilizëm

Next Post

Aksident i rëndë në Kroaci, makina përplaset me autobusin, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Related Posts

Maqedoni

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

05/08/2025
Maqedoni

Çairi e Tetova anëtare të “Sister Cities International”, Ganiu: Moment i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të komunës

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
Aktuale

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

05/08/2025
Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Next Post

Aksident i rëndë në Kroaci, makina përplaset me autobusin, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbasë 10 kilogramë

05/08/2025

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk