Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike

17/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit janë dëshmia më e qartë e panikut të tij para 19 tetorit. Kur një lider politik humb gjakftohtësinë dhe shpik skenarë imagjinarë për koalicione që nuk ekzistojnë, kjo do të thotë vetëm një gjë: ai e di se disfata dhe mosrealizimi i planeve antishqiptare po i trokasin në derë.

E vërteta është e thjeshtë: projekti i tij i quajtur VLEN është në rënie të lirë dhe më 19 tetor do të pësojë një debakël të vërtetë. Në vend që të flasë për vizion dhe program, Mickoski merret me trillime dhe përpiqet të shpikë skenarë për të zgjedhur ai vetë përfaqësuesit e shqiptarëve.

Por qytetarët e dinë mirë: shqiptarët janë të bashkuar për barazi dhe dinjitet, ndërsa vegla e tij politike – VLEN-i – po fundoset çdo ditë e më thellë.

Pyetjet që Mickoski nuk guxon t’i prekë:
• Pse Mickoskit i pengon aq shumë BDI? Mos vallë sepse e di që BDI-në nuk mund ta nënshtrojë dhe ta shndërrojë në vasal?
• Pse LSDM nuk ka kandidatë aty ku nuk garon VMRO, si në Çair, Tetovë, Gostivar e Strugë?
• A nuk është kjo dëshmi se VMRO dhe LSDM po zbatojnë një plan të përbashkët për asimilimin politik të shqiptarëve dhe vazhdimin e projektit degradues me vasalët e VLEN-it?
• A mendon Mickoski se mund të caktojë vetë përfaqësuesit e shqiptarëve, duke i reduktuar në figurantë të skenës së tij politike?
• Pse u shfaq aq i brengosur në Kuvend kur tha se plani i BDI-së qenka që “mos të lejohet maqedonasit të zgjedhin kush do të udhëheqë me komunat shqiptare”?

Realiteti është ky: Mickoski e ka kuptuar se BDI nuk eliminohet dot. Sepse BDI nuk është thjesht parti – është organizimi politik i shqiptarëve, themeli i barazisë dhe arkitekti i arritjeve më të mëdha të këtij vendi: Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi në NATO, negociatat me BE, të drejtat gjuhësore e institucionale.

Çdo fjalë e tij për “eliminim” është, në fakt, thirrje për të eliminuar zërin politik të shqiptarëve. Kjo është retorikë e rrezikshme nacionaliste – ajo dështoi në vitin 2001 dhe do të dështojë përsëri.

Fatkeqësisht, në këtë lojë të tij, VLEN-i ka pranuar të bëhet vegël, madje një vegël e vogël e Mickoskit. Me këtë rol vasali, ata po përgatisin terrenin për rikthimin e “botës serbe” përmes VMRO-së. Por le ta dinë: me vasalë nuk ndërtohet as stabilitet, e aq më pak shtet.

Më 19 tetor shqiptarët do të japin përgjigjen më të fuqishme: do të rrëzojnë projektin e rrezikshëm të Mickoskit dhe do ta vjen deri te shpërbërja e VLEN-it. Sepse përfaqësuesit e shqiptarëve nuk i zgjedh VMRO-ja – shqiptarët i zgjedhin vetë, dhe zgjedhja e tyre është BDI.

Ne nuk zhdukemi, nuk dorëzohemi dhe nuk shitemi. E aq më pak blihet dinjiteti shqiptar.

Zëri ynë është më i fortë se çdo trillim, dhe më 19 tetor ky zë do të dëgjohet si kurrë më parë.
BDI është këtu dhe do të mbetet adresa e vetme politike e shqiptarëve

Previous Post

Zjarri në Trubarevë, u zgjatet paraburgimi katër të dyshuarve

Next Post

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

Related Posts

Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Maqedoni

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut

10/10/2025
Maqedoni

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Kultura, shtyllë strategjike për zhvillimin e Çairit dhe ringjalljen e Çarshisë së Vjetër

10/10/2025
Next Post

VLEN shpall kandidaturën për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës, Enis Zekiri bartës liste

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk