BDI u ka dërguar letër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s për shqetësimin e tyre që ka të bëjë me shfuqizimin e disa dispozitave të Ligjit për Gjuhët. Përmes kësaj letre “integristët” kërkojnë nga faktori ndërkombëtarë urgjentisht të ndërhyjë dhe të parandalojë tendencat për vendimet shfuqizuese Kushtetuese me qëllim të ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit.
BDI paralajmëron faktorin ndërkombëtarë, se një vendim i tillë, do të minojë paqen, do të rrezikojë procesin eurointegrues dhe do të hapë rrugë drejtë destabilizimeve të ndryshme. Sipas BDI-së MO ka qenë dhe do të jetë një nga marrëveshjet më të sukseshme të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht me të cilën është siguruar stabilitet dhe bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada.
Andaj vlerëson BDI,se është e palejueshme që këtë marrëveshja e cila është shtyllë e barazisë, e që garanton të drejtat gjuhësore të kompromitohet dhe të anulohet.
“Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka caktuar shqyrtimin e nismave që vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e dispozitave kryesore të Ligjit për Gjuhët. Ekzistojnë shqetësime të besueshme se Gjykata mund të shfuqizojë deri në tetë dispozita, duke rrezikuar integritetin e ligjit dhe duke minuar vetë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Një vendim i tillë do të prishte vitet e zhvillimit, duke vënë në rrezik harmoninë ndëretnike dhe duke destabilizuar ekuilibrin e brishtë që ka mbajtur vendin të bashkuar”, thuhet në letrën e BDI-së dërguar SHBA, BE dhe NATO-së.
Bdi më tej në letër shkruan se MO nuk ishte thjesht një zgjidhje konflikti, e as thjeshtë një dokument historik, por ishte plan për një shtet multietnik. Model për rajonin dhe një angazhim për barazi, bashkëjetesë, stabilitet dhe integrim.
Duke marr parasysh këto dhe faktin që komuniteti ndërkombëtarë ka luajtur rol vendimtarë në ndërmjetësimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe ka përgjegjësinë absulute të sigurojë që e njëjta të ruhe.
BDI u bënë thirrje atyre, që në asnjë mënyrë të mos lejohet të shufiqizohet kjo marrëveshje e cila në thelb paraqet stabilitet jo vetëm vendor, por edhe rajonal, pasi që siç thekëson BDI në letërën e dërguar, fragjiliteti i saj mund të ketë pasoja të gjëra për gjithë rajonin.
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit që të veprojnë me vendosmëri. Një riafirmim i fortë dhe i qartë i rëndësisë së Marrëveshjes dhe Ligjit për Gjuhët është i nevojshëm tani më shumë se kurrë. Angazhimi diplomatik me të gjitha palët është thelbësor për të parandaluar një vendim që do të minonte paqen, do të destabilizonte vendin dhe do të rrezikonte regresin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Cenimi i saj do të ishte një tradhti ndaj vlerave që kanë udhëhequr progresin e Maqedonisë së Veriut dhe një kërcënim ndaj paqes që shumë kanë punuar për ta arritur. Koha për të vepruar është tani, për të parandaluar pasojat e paparashikueshme që mund të lindin nga një vendim që shkon kundër atyre që janë të përkushtuar për një Maqedoni të Veriut evropiane, të ndërtuar mbi harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin afatgjatë” – thuhet në letrën e BDI-së.
Seanca e Gjykatës Kushtetuese në të cilët pritet të merret vendim mbi kontestimin e disa dispozitave të Ligjit për Gjuhët është e caktuar për më 11 dhejtor.
Kryesia më e ngushtë e Bashkimi Demokratik për Integrim të hënën të mbledhë organin më të lartë të partisë në prag të seancës së paraparë të Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, siç njoftoi partia, “për të marrë vendime për hapa të mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat specifike për të parandaluar përpjekjet e Qeverisë për të destabilizuar vendin”.