Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Ky nuk është incident i izoluar – ky është sulm i koordinuar ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve!

05/01/2025
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon me ashpërsi veton skandaloze të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ndaj dygjuhësisë.

Ky është një sulm i hapur ndaj gjuhës shqipe dhe një përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Por ky nuk është një veprim i izoluar, por një strategji qartësisht e koordinuar. Fillimisht, lideri i vlen-it, Afrim Gashi, doli me një deklaratë për të përgatitur opinionin kundër gjuhës shqipe dhe për të krijuar një alibi për këtë lëvizje, e menjëherë pas kësaj, nacionalizmi i tërbuar antishqiptar u aktivizuan për të mohuar dhe sulmuar gjithçka shqiptare.
Ky është një agresion kundër shqiptarëve ku VLEN po merr me vetëdije rolin e bashkëpunëtorit.

Kjo nuk është vetëm një goditje ndaj gjuhës – është një përpjekje për të kthyer pas shqiptarët, për të çmontuar të gjitha të drejtat e fituara me mund. Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE, me përkrahjen e VLEN-it, po tregon se nuk ka asnjë interes për bashkëjetesë, por po ndjek një agjendë revanshiste, antishqiptare dhe të rrezikshme.

BDI ka një mesazh të qartë: Gjuha shqipe nuk është monedhë për pazare politike! Ajo është një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme, jo një instrument politik që kjo qeveri mund ta përdorë sipas interesave të saj!

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve që besojnë në bashkëjetesë, botës akademike, shoqërisë civile dhe të gjitha forcave demokratike në vend që të mobilizohen dhe të mos e lejojmë këtë strategji të turpshme të realizohet. BDI nuk do të qëndrojë duarkryq! Do të përdorim të gjitha mekanizmat politikë dhe juridikë për të ndalur këtë çmenduri antishqiptare!

Presidentja dhe kjo qeveri duhet ta dinë një gjë: Shqiptarët nuk do të lejojnë të fshihen! Gjuha jonë është dinjiteti, identiteti dhe e ardhmja jonë – dhe ne do ta mbrojmë me çdo kusht!

Previous Post

Zv/kryeministri Mexhiti paralajmëron ndërtimin e dy shkollave në Çair

Next Post

Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë

Related Posts

Maqedoni

Qoku: BDI iu lut Mickoskit për pushtet, Ahmeti mbron vetëm pasurinë e familjes

26/09/2025
Maqedoni

Rojkind: Çarshia do të jetë vendi ku rrëfehet historia e Shkupit

26/09/2025
Maqedoni

Padi për mbeturinat nëpër Shkup! Aerodromi dhe Qyteti i Shkupit kundër Higjienës Komunale

26/09/2025
Maqedoni

Mbyllet lista zgjedhore! Do të votojnë mbi 1,7 milionë në vend dhe 112 mijë jashtë vendit

26/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Nga 1 tetori fillon pagesa e rritjes lineare të pensioneve

26/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Investojmë në sektorin e shëndetësisë dhe në modernizimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët

26/09/2025
Next Post

Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë

Aksidenti i rëndë në Pejë, raportohet se viktima është vëllai i Gjestit

26/09/2025

Qoku: BDI iu lut Mickoskit për pushtet, Ahmeti mbron vetëm pasurinë e familjes

26/09/2025

Rojkind: Çarshia do të jetë vendi ku rrëfehet historia e Shkupit

26/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk