Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

03/05/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur, por është shndërruar në instrument të pushtetit për të rrënuar themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Deklaratat publike të Kryetarit të kësaj gjykate, që minimizojnë problemet ndëretnike dhe i paraqesin ato si “mjet për qëllime politike”, janë jo vetëm të papërgjegjshme, por edhe thellësisht të rrezikshme. Ato synojnë ta zhvendosin vëmendjen nga diskriminimi sistematik që ende ekziston dhe të mbulojnë ofensivën institucionale kundër të drejtave të fituara me gjak dhe sakrificë.

Gjykata Kushtetuese nuk po fshihet më pas neutralitetit – ajo po vepron si zgjatim parapolitik i pushtetit aktual. Paralajmërimi se vendimi për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të merret pas zgjedhjeve nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorkestruar për të ruajtur përkohësisht projektin e tyre politik te shqiptarët me kuazipërfaqësues pa legjitimitet, e që më pas për të goditur të gjitha arritjet e fituara përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Zërat që prej kohësh flisnin për një marrëveshje mes Qeverisë dhe Gjykatës për ta rrëzuar ligjin pas zgjedhjeve, tashmë po marrin formën e faktit të kryer. Këto zhvillime zbulojnë një të vërtetë të hidhur: barazia dhe bashkëjetesa janë vënë në shënjestër nga vetë institucionet që duhet t’i mbrojnë ato.

Zgjedhjet e ardhshme nuk janë më thjesht zgjedhje – ato janë referendum për gjuhën shqipe, për barazinë qytetare dhe për orientimin e shtetit tonë. A do të jetë ky një shtet i të gjithë qytetarëve apo një regjim i maskuar që përdor drejtësinë për të shtypur identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve?

BDI nuk do të lejojë askënd – asnjë qeveri, asnjë gjykatë, asnjë institucion të përdorë mekanizmat e shtetit për të rikthyer padrejtësinë e së kaluarës. Marrëveshja e Ohrit është dokument paqeje, por edhe kontratë shtetformuese. Kush e prek atë, luan me stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të këtij vendi.

Zëri ynë do të dëgjohet. Barazia nuk negociohet. Marrëveshja e Ohrit nuk do të nëpërkëmbet.

Previous Post

VLEN: Fillon ndërtimi i autostradës së re Tetovë-Gostivar, investim strategjik në shërbim të qytetarëve

Next Post

Nuk takohet me Trumpin – Vuçiq u sëmur papritur në SHBA, kthehet urgjentisht në Serbi

Related Posts

Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Next Post

Nuk takohet me Trumpin – Vuçiq u sëmur papritur në SHBA, kthehet urgjentisht në Serbi

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk