Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI Çair: Stop kaosit urbanistik në Çair!

16/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të nderuar qytetarë të Çairit, të nderuar përfaqësues të medias,

Në emër të Rinisë së BDI Çair, shprehim shqetësimin tonë të thellë për gjendjen alarmante që po përshkon komunën tonë.
Jemi këtu sot për të ngritur zërin kundër kaosit urbanistik që ka përfshirë Çairin në vitet e fundit.

Kjo komunë, sot, po shndërrohet në një xhungël betoni, ku ndërtime pa leje po mbijnë në çdo cep, pa asnjë plan, pa asnjë standard dhe pa asnjë përgjegjësi nga autoritetet lokale.

Ky është një krim ndaj komunës dhe ndaj qytetarëve, të cilët çdo ditë përballen me rrugë të shkatërruara, trafik të paralizuar dhe mungesë të hapësirave publike.

Çairi po mbytet nga ndërtimet pa kriter, ndërsa komuna hesht.

Rrugët po shkatërrohen, infrastruktura është në kolaps, dhe qytetarët kanë gjithnjë e më pak hapësira për të jetuar me dinjitet.

Askush nuk e di më kush jep leje, kush ndërton dhe kush përfiton nga ky kaos i organizuar.

Por një gjë është e qartë: qytetarët janë viktimat, ndërsa pushteti dhe klientela e tij janë përfituesit.

Ne sot kërkojmë përgjigje. Kush është përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit që kanë shndërruar Çairin në një zonë të betonizuar pa rregull?

Kush është përgjegjës për degradimin e infrastrukturës, për rrugët e shkatërruara, për mungesën e trotuareve dhe për mungesën e hapësirave të gjelbra?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë shpërfytyrim të Çairit?

Kërkojmë që menjëherë të bëhet transparencë mbi çdo leje ndërtimi të dhënë në vitet e fundit.

Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha ndërtimeve të paligjshme dhe vënien para drejtësisë të çdo zyrtari që ka abuzuar me detyrën e tij.

Kërkojmë që komuna të ndalojë këtë shkatërrim të Çairit dhe të fillojë të punojë për qytetarët, jo për oligarkët dhe ndërtuesit që po betonizojnë çdo cep të komunës.

Nëse pushteti lokal vazhdon të heshtë, ne nuk do të ndalemi.

Do të nxjerrim në dritë çdo fakt, çdo emër dhe çdo skemë korruptive që ka çuar në këtë katastrofë urbanistike.

Nuk do të lejojmë që Çairi të sakrifikohet për interesa të ngushta të një grushti njerëzish. Është koha për rregull, për drejtësi dhe për një zhvillim të planifikuar që i shërben qytetarëve.

Çairi nuk është pronë private e askujt, por shtëpia e mijëra qytetarëve që meritojnë të jetojnë në një qytet me infrastrukturë funksionale, me hapësira publike dhe me standarde moderne të jetesës.

Ne do të jemi këtu çdo ditë për të mbrojtur interesin publik dhe për të luftuar këtë degradim të organizuar të komunës tonë.
Nuk do të heshtim dhe nuk do të ndalemi derisa përgjegjësit të japin llogari.

Previous Post

Arben Taravari: Vetingu i BDI-së

Next Post

Hoxha: Turqia do ta mbroj Republikën e Kosovës, Vuçiq s’mund të bëj asgjë!

Related Posts

Maqedoni

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025
Maqedoni

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Maqedoni

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Maqedoni

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Next Post

Hoxha: Turqia do ta mbroj Republikën e Kosovës, Vuçiq s’mund të bëj asgjë!

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk