Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

05/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot duam të alarmojmë opinionin publik për një skandal të paprecedentë që rrezikon jo vetëm integritetin e shpërblimeve shtetërore “8 Shtatori”, por edhe frymën e barazisë qytetare të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Sot, në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror “8 Shtatori” do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Ky është shpërblimi më i lartë shtetëror në sport, një njohje e madhe që duhet të përfaqësojë drejtësi, meritokraci dhe respekt për të gjithë sportistët tanë.

Por çfarë kemi sot para syve?
– Komisioni i formuar me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përbëhet nga 11 anëtarë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.

Dhe, për ironi të fatit, i vetmi anëtar shqiptar, Hamid Bakija, në mungesë të guximit për të propozuar një sportist shqiptar, ka vendosur t’ia japë shpërblimin vetes së tij.

Kjo nuk është vetëm konflikt interesi, kjo është turp dhe padrejtësi e pastër! Një situatë absurde dhe fyese për sportistët shqiptarë, të cilët për dekada kanë kontribuar me djersë dhe sukses në sportin e Maqedonisë së Veriut, por mbeten të përjashtuar nga njohja dhe respekti shtetëror.
Kjo nuk është rast i izoluar. Vitin e kaluar kemi pasur një rast identik, kur vëllai i një kryetari komune nga VMRO si anëtar komisioni i dha vetes shpërblim. Edhe atëherë gjithçka kaloi në heshtje. A do të heshtim përsëri?
Ne nuk do të lejojmë!

Kjo çështje do të adresohet menjëherë para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sepse përfaqëson konflikt flagrant interesi dhe diskriminim të hapur.

Dhe, mesazhi ynë është i qartë:
– Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë.
– Sporti duhet të ndërtojë ura, jo barriera etnike.
– Marrëveshja e Ohrit dhe parimi i barazisë nuk janë letra boshe, por themelet mbi të cilat duhet të funksionojë çdo institucion shtetëror.

BDI mbetet e vendosur të mbrojë barazinë, drejtësinë dhe dinjitetin e çdo qytetari, në çdo institucion dhe në çdo fushë të jetës, përfshirë sportin. Ky nuk është vetëm një apel, ky është një thirrje për drejtësi dhe barazi!

Previous Post

Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës

Next Post

Anulohet seanca e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së ASK-së

Related Posts

Maqedoni

Memishi përmbyll vizitën e shtabeve në Nerasht: Forca e ndryshimit janë qytetarët – të punojmë 20 ditë, t’i largojmë ata që na shkatërruan 20 vite!

28/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: “A i quajte “zagarë” shqiptarët që s’mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike

28/09/2025
Maqedoni

Kasami në Llacë: Jetë më e lehtë për banorët përmes investimeve

28/09/2025
Maqedoni

VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!

28/09/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti nderon kontributin e komunitetit boshnjak në Çair

28/09/2025
Maqedoni

Ahmeti me mesazh për Mickoskin: Me zagarë dilet në gjueti për lepuj, jo për shqiponja!

28/09/2025
Next Post

Anulohet seanca e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së ASK-së

Memishi përmbyll vizitën e shtabeve në Nerasht: Forca e ndryshimit janë qytetarët – të punojmë 20 ditë, t’i largojmë ata që na shkatërruan 20 vite!

28/09/2025

Mexhiti: “A i quajte “zagarë” shqiptarët që s’mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike

28/09/2025

Tragjedi e rëndë/ Dhëndri humb jetën gjatë kërcimit në dasmë

28/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk