Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës!

01/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës pas tragjedisë në objektin Puls në Koçani, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme. Partia kërkon hetime të pavarura dhe transparente për përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani, ku humbën jetën 59 persona. Partia akuzon institucionet përgjegjëse për mosveprim dhe fshehjen e të vërtetës, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme në këtë objekt.

“Faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin PULS. Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.”

Ata thonë se, me cinizëm të skajshëm, po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe mbrojtjen e fajtorëve, duke fajësuar padrejtësisht ish-zyrtarë dhe opozitën. Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi.

ARTA BILALI- ISH DEPUTETE

“Strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, asnjë komandant nuk është fajtor. Përkundrazi, akuzohet një ish-ministër i ekonomisë, një person që nuk ka shkelur kurrë në Koçan dhe që nuk ka pasur asnjë kompetencë për inspektimin e objekteve apo për kontrollin e lokaleve. Këtu shfaqet monstruoziteti i këtij plani.”

Në reagimin e saj, BDI kërkon hetime të pavarura dhe transparente mbi përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe të gjitha palëve që kanë pasur dijeni për shkeljet në objektin Puls. Ata kërkojnë që të bëhet një proces i ri hetimor, që të hetohen personat që mund të jenë përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar rezultatet e hetimeve.

Previous Post

Prokuroria: Sigurimi i Mickoskit është dashur të marrë 50 mijë euro për dokumentet nga MPB-ja, por është kapur në një parking!

Next Post

37 klube kërkuan shkarkimin e Pero Antiçit!?

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

37 klube kërkuan shkarkimin e Pero Antiçit!?

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk