Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Baza në Bonsdsteel do të kalojë në…”, eksperti i sigurisë “zbulon” planin e SHBA-së në Kosovë

18/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën komandën e KFOR-it në Kosovë. E vendosur në fshatin Sojevë të qytetit të Ferizajt, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes

Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA-ve, James Leroy Bondsteel.

Por, lufta në Ukrainë dhe qëndrimi neutral i Serbisë kanë bërë që Kosova të kërkojë që kjo bazë ushtarake të shndërrohet në një bazë të përhershme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në maj të vitit 2022 e ka kërkuar një gjë të tillë.

Ai kishte thënë se është absurde që Serbia, e cila ka qëndrim neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë, të jetë pjesë e këtij programi të NATO-s, ndërsa Kosova jo.

“Ne kemi kërkuar ndihmë për Kosovën në kuadër të Programit të Partneritetit për Paqe dhe kemi kërkuar gjithashtu që baza ushtarake amerikane në Bondsteel të përditësohet dhe të bëhet bazë e përhershme,”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërsa, ministri i mbrojtjes në atë kohë, Armend Mehaj, e bazën e përhershme e konsideron kontribuese të paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan.

Në një takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl, të zhvilluar para tri vitesh ai e kishte dhënë këtë propozim.

“Në kuptim të avancimit të partneritetit të përhershëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënsekretarit Kahl i ofrova mundësinë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të Ushtrisë Amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”, pati deklaruar Mehaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, ndërsa marrëdhëniet diplomatike vazhdojnë sot e kësaj dite.

Ditë më parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda të reja, të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftuan autoritetet përkatëse.

Ky furnizim vjen si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe fuqizuar kapacitetet operacionale të Forcës së Sigurisë, duke e bërë atë më të gatshme për të përballuar sfidat e sigurisë në vend.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se ky hap është dëshmi e qartë e partneritetit të palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ai nënvizoi gjithashtu se ky investim nuk është vetëm një përforcim simbolik, por një hap i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për sigurinë e qytetarëve të vendit.

Sipas Kurtit, autoblindat e reja do të përmirësojnë reagimin e Forcës së Sigurisë në situata të ndryshme, duke i dhënë forcës më shumë fleksibilitet dhe siguri gjatë operacioneve.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së SHBA-së”.

Ndërsa, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, thotë baza ushtarake në Bondsteel në një të ardhme të afërt do të kalojë në një bazë të angazhuar drejtpërdrejt nga SHBA.

Do të fillojë të ndërtohet baza ushtarake amerikane në Kosovë, në Bondsteel, e cila aktualisht është një bazë shumëkombëshe lindje e NATO-s, por që në një të ardhmen e afërt do të kalojë në një bazë ushtarake e qeverisë amerikane dhe do të jetë një bazë që do të bashkëpunojë dhe koordinohet me NATO-n, por që do të jetë një bazë e angazhuar drejtpërdrejt për autoritetet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht për departamentin e mbrojtjes për administratën amerikane”, deklaron Elezi për “Bota sot”.

Sipas tij, Rusia e ka keqpërdorur Serbinë dhe SHBA ka arritur ta zbeh ndikimin rus te ajo, ndërsa ndërtimi i bazës ushtarake në Nish do t’i përshtatej asaj.

“SHBA vërtet kanë pasur mundësi që deri tani kanë pasur mundësi ta zbehin autoritetin e intelegjencës ruse në bazën e Nishit dhe në këtë rast edhe në Serbi duhet të kuptojnë se secili angazhim i departamentit amerikan i sigurisë fillimisht e ndihmojnë Serbinë nga ndikimi i Rusisë, e cila siç duket jo vetëm qe e ka keqpërdor për qëllimet e sigurisë, por edhe e ka përdorur në çështjet të politikave ditore për të ripozicionu angazhimet e saj strategjike si një mundësi që Serbia të shfrytëzohet një vend për të depërtuar brenda shtetit amerikan në aspekt të sigurisë. SHBA ka arritur mjaft shumë sa i përket ndikimit rus në Serbi, sidomos në pjesën e sigurisë në aspektin ushtarak. Baza pastaj e cila do të ndërtohet në Nish, do t’i përshtatej Serbi, por edhe Kosova do të jetë më e mbrojtur”, shton eksperti.

Previous Post

Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar“ – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair

Next Post

Vuçiç jep mesazhin publik: Tri ditët e ardhshme shteti do pushojë së ekzistuari

Related Posts

Kosovë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16/08/2025
Kosovë

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Kosovë

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025
Kosovë

Rrëfehet nëna e vajzës e cila u rrah brutalisht në Gjilan: Nuk kam pasur shpirt me shiku, veç zërin …

15/08/2025
Kosovë

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

15/08/2025
Kosovë

Vrasja e trefishtë: Protestë para Gjykatës sonte në Gjilan

15/08/2025
Next Post

Vuçiç jep mesazhin publik: Tri ditët e ardhshme shteti do pushojë së ekzistuari

Ali Ahmeti prezanton logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (FOTO)

18/08/2025

Mërgata, rinia dhe esnafët, Haraçina me Daut Beqirin!

18/08/2025

Procedurë kundër tetë personave për rrahjen masive në Shkup

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk