Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bashkim Murtezi: BDI-ja gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

04/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i AAA, gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Haraçinë ka drejtuar disa pyetje në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së në lidhje me të gjitha incidentet në kohën kur ato ishin në pushtet.
” A po mendon Ali Ahmeti edhe ‘pacienti’ dhe ‘gebelsi’ Artan Grubi se shqiptarët e kanë memorien aq të shkurtër?
A po harrojnë rrahjet e nxënësve në autobus, kur zëri i tyre nuk dëgjohej fare? D.m.th në Shkup, gjithmonë që BDI-ja kishte rrezik, kishte rrahje të nxënësve në autobus, gjegjësisht në transportin urban. BDI-ja nuk kishte asnjë reagim dhe asnjë intervenim.
A po e harrojnë ato Gjorçen kur u digjej çdo pronë shqiptare, kur digjeshin shitoret e shqiptarëve, kur prisheshin arat dhe bostani në arat e shqiptarëve të Gjorçes, ndërsa funksionarët e tyre për të shkuar në Kërçovë dhe Gostivar shfryëzonin rrugë alternative dhe nuk i binin ka Gjorçja?“, pyeti Murtezi.
Murtezi përkujtoi rastin në Radishani, por edhe Haraçinën e cila shihte në zitë e ullirit gjithnjë kur BDI-ja ishte në rrezik.
“ A po e harrojnë ato Radishanin kur huliganët maqedonas dhunonin familjet shqiptare dhe detyruan ato të shpërngulen? Reagimi i tyre ishte zero.
A po e harrojnë ato Monstrën në kohën e tyre kur gratë, nënat dhe vëllezërit tanë tërhiqeshin zvarrë dhe zhag rrugëve të Maqedonisë për një rast të cilin e inskenuan vet dhe asnjëherë nuk arritën ta dëshmojnë? A e harruan ato se Haraçina në atë kohë ishte në rrethim shtetëror dhe asnjë reagim i BDI-së?! Përkundrazi, arsyetim i të gjitha atyre veprimeve”, konstatoi Murtezi.
Bashkim Murtezi nuk la pa përmendur as rastin e 9 majit, ku vranë patriot shqiptarë vetëm që të shpëtoje BDI-ja.
“ A e harruan ato Kumanovën e 9 majit? Kur u rrethua me 4.000 forca policore dhe u shkatërrua një lagje e tërë, ku u torturuan dhe u vranë 9 patriot shqiptarë!
A e harruan ato Almirin e vogël për të cilin edhe pse e vranë dhunshëm rastin e kualifikuan si aksident?
A e harruan ato Malinën e Brezën, saherë që ka ndonjë incident rrethohet, torturohet dhe dhunohet? BDI-ja duhet të jap përgjigje në këto pyetje, para se të flas sot se çka po ndodh në Maqedoni”, përfundoi Murtezi.

Previous Post

Kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Next Post

Murtezi: BDI-ja gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Related Posts

Aktuale

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025
Maqedoni

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Maqedoni

Konferenca rajonale ” Empowered” në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara

14/05/2025
Biznes

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Next Post

Murtezi: BDI-ja gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk