Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Bashkëshortja e George Clooney mund të përballet me ndalimin e hyrjes në SHBA

01/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gruaja e aktorit të Hollywood, George Clooney, mund të ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me avokatë të tjerë të shquar britanikë, për shkak të sanksioneve nga presidenti Donald Trump.

Sipas Daily Mail, 47-vjeçarja Amal, një avokate e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thuhet se ka marrë një paralajmërim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se mund t’i refuzohej viza e hyrjes, për shkak të këshillave ligjore që ajo dha në lidhje me krimet e luftës, të cilat çuan në lëshimin e një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Çifti Clooney kalon pjesën më të madhe të kohës në Britaninë e Madhe dhe Itali, por ata gjithashtu zotërojnë prona në SHBA, raporton KosovaPress.

Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), duke dënuar akuzat të paligjshme dhe të pabaza kundër Netanyahu.

Ndër avokatët që kanë ofruar këshilla ligjore për ICC-në dhe kanë qenë të përfshirë në vendimin për lëshimin e urdhrit janë Helena Kennedy dhe gjyqtari Adrian Fulford, dhe atyre u janë dhënë edhe paralajmërime, raporton Financial Times.

Paralajmërimet iu dhanë avokatëve për shkak të këshillave ligjore që ata i dhanë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në rastin e krimeve të luftës kundër Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Në shkurt, Trump nxori urdhrin ekzekutiv, i cili vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ky urdhër ndalon hyrjen në SHBA të prokurorit të GJNP-së Karim Khan dhe familjes së tij dhe konfiskohen asetet e tyre në SHBA.

Trump paralajmëroi gjithashtu se mund të ndërmerren hapa shtesë kundër “atyre që janë përgjegjës për shkeljet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare”, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe bllokimin e hyrjes në SHBA.

Nëse vendosen sanksione shtesë, Amal Clooney, e cila shërbeu si këshilltare speciale në hetimin e prokurorëve të ICC-së, mund të jetë në listën e atyre që u ndalohet hyrja në SHBA.

Kujtojmë, një vit më parë pati përplasje të ashpra mes Trump dhe George Clooney, pasi ky i fundit mbështeti fushatën demokrate të Joe Biden.

Amal është e kualifikuar për profesionin e avokatit në SHBA, Angli dhe Uells. Ajo u bë anëtare e Shoqatës së Avokatëve të Nju Jorkut më 2002. Karriera e saj është fokusuar në përfaqësimin e viktimave të krimeve masive, duke përfshirë gjenocidin dhe dhunën seksuale.

Previous Post

Violeta Kukaj po feston ditëlindjen e vetme, por ka një mesazh

Next Post

Shkollat britanike paguajnë për AI, kritikët thonë kjo do t’i bëjë mësuesit dembelë

Related Posts

Showbiz

Pajtohen Egli dhe Xheneta, së shpejti mund t’i shohim në një projekt të ri?

13/09/2025
Showbiz

Horoskopi 12 shtator 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

12/09/2025
Showbiz

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

12/09/2025
Showbiz

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Showbiz

Blero përfundon në spital

11/09/2025
Showbiz

Jennifer Lopez u përgatit për audicionin e “Evita”, por rolin e kishte Madonna

11/09/2025
Next Post

Shkollat britanike paguajnë për AI, kritikët thonë kjo do t'i bëjë mësuesit dembelë

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por ende ka tym

14/09/2025

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk