Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve

09/08/2024
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kotor të Malit të Zi banorët shprehen të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve. Ata thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik, ndërsa qytetit të vogël sipas eksperëve i mungon infrastruktura duke bërë që rrugët të kenë trafik të rënduar. Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe ndotja e detit.

Qyteti i Kotorit në Mal të Zi, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet me një numër të lartë turistësh gjatë verës, duke bërë që në rrugë të krijohet trafik i rënduar.

Ndërsa disa pjesë të filmit James Bond, “Casino Royale” i vitit 2006 janë filmuar në këtë qytet, tani autoritetet thonë se Kotori është i mbingarkuar nga fluksi i turistëve dhe anijeve turistike. Turizmi kontribuon afërsisht një të katërtën e prodhimit ekonomik të Malit të Zi, me të ardhurat që përbëjnë 24.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022.

Megjithatë banorët thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik.

“Ka shumë njerëz në qytet. Ka turma të mëdha kudo, shumë guida turistike që udhëheqin grupet e turistëve. Përveç kësaj, nuk ka parkim dhe kjo shkakton bllokime masive të trafikut”, thotë Doris Dajkovic, banore në Kotor.

Sipas autoriteteve ka ditë që 3 deri në 4 anije, me mbi pesë mijë turistë, mund të ankorohen në portin e Kotorit. Vizitorët që zbresin nga anijet turistike aktualisht paguajnë një tarifë prej 1 euro për të hyrë në qytet.

“Numri i anijeve hyrëse është rritur vazhdimisht gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në afërsisht 500 vitet e fundit. Kjo është një shifër domethënëse dhe në një qytet si Kotori, nuk është e pazakontë që tre ose katër anije të ankorohen njëkohësisht. Për rrjedhojë, ne përjetojmë një numër shumë të madh vizitorësh në një hapësirë shumë të vogël. Përveç turistëve që mbërrijnë me anije, ka turistë që vijnë me autobusë apo automjete private nga shtetet dhe qytetet fqinje. Kjo e vështirëson jetën normale të banorëve tanë”, thotë Jovan Ristic, Drejtor i organizatave lokolae të turizmit.

Rritja e turizmit masiv po ndikon gjithashtu në mjedisin detar lokal.

“Në raste të tilla, veçanërisht kur ndikimi është intensiv dhe afatgjatë, dëmi zakonisht tejkalon përfitimet. Bukuria e gjirit është burimi ynë më i vlefshëm dhe është arsyeja pse njerëzit, anijet turistike dhe turistët vijnë në Kotor. Kjo është diçka që duhet ta ruajmë. Nëse bëhemi të njohur, shpresoj të mos jetë për turizëm masiv dhe cilësi të dobët të ujit, do të jetë e vështirë të rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i Gjirit të Kotorit. Si ekologë, biologë dhe profesionistë, ne nuk jemi në thelb kundër turizmit; përkundrazi, ne e kundërshtojmë këtë lloj menaxhimi sepse vë në rrezik serioz jetën detare”, thotë Dr. Milica Mandic, biologe detare.

Në Kroacinë fqinje, Dubrovniku prezantoi në vitin 2017 një plan “Respekto qytetin”, duke kufizuar numrin e vizitorëve që mbërrijnë me anije në 4 mijë në çdo kohë./VOA

Previous Post

Blerim Ramadanin nuk do të ekstradohet në Serbi

Next Post

Modelja hungareze i kërkon Neymarit të bëjë një test të ADN-së për të përcaktuar nëse është babai i vajzës së saj 10-vjeçare

Related Posts

Aktuale

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16/05/2025
Rajon

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

16/05/2025
Aktuale

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

16/05/2025
Botë

Kroaci: E përndoqi 26 vjeçaren dhe tentoi ta vriste mikun e saj, arrestohet shqiptari

15/05/2025
Rajon

Tërmet pranë ishullit grek, shkakton alarm për cunami

14/05/2025
Rajon

Politikani serb publikoi imazhe: Vuçiq është ulur në rreshtin e fundit pas shefit të tij, Putin

09/05/2025
Next Post

Modelja hungareze i kërkon Neymarit të bëjë një test të ADN-së për të përcaktuar nëse është babai i vajzës së saj 10-vjeçare

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk