Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Banorët e Çairit do të mund të komunikojnë nëpërmjet platformës online me Komunën

05/07/2023
Banorët e Çairit do të mund të komunikojnë nëpërmjet platformës online me Komunën
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Çairit nga sot do të mund të komunikojnë nëpërmjet platformës online me Komunën, zyrtarët e saj, përfshirë edhe vetë kryetarin Visar Ganiu. Platforma “Çairi vendos” u promovua sot kurse nga komuna thonë se qëllimi i saj është t’i bëjë qytetarët pjesë e debateve dhe vendimmarrjes.

“Duke marr parasysh se 84% të popullatës në Republikën e Maqedonisë se Veriut sipas parametrave statistikore, sipas hulumtimeve që janë bërë, kanë qasje deri tek interneti kjo platforme do te jetë e nevojshme në forma të ndryshme çdo herë si komunë si institucion për shkak që zgjedhemi nga qytetaret u japim llogari qytetarëve dhe kemi dëshirë që ato të jenë të informuar kemi pasur forma tjera që kanë qenë te vonuar por me këtë platformë bashkërisht me institucionet ne fjalë jam i bindur që do jemi komunikativ dhe shumë më të informuar”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Platforma ndërtohet në bashkëpunim me organizatën Democracy Lab dhe fonde të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Platforma të këtilla, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe në komuna të tjera.
“Kjo platformë do të jetë ne dispozicion të qytetarëve të Çairit që në mënyrë proactive të angazhohen ne debatin me zyrtarët e Komunës së Çairit duke ju dhënë mundësi që të shpalosin ide për përmirësimin e kushteve në komunitetin e tyre, duke ju ofruar mundësi të japin propozime të cilat edhe mund të mbështeten nga pjesa tjetër e qytetarëve dhe në këtë formë të ngriten në prioritete për komunën”, tha Sefer Selimi, Democracy Lab.

“Mendoj se janë të nevojshme kudo që mund të zbatohen. Angazhimi qytetar duhet të zbatohet dhe të zhvillohet në secilin proces demokratik nga çdo qeveri dhe çdo demokraci e fortë”, u shpreh Augusta Fillbin, Përfaqësuese e Ambasadës së SHBA.

Previous Post

Drejtuesit e UT-së e pritën në takim atletin tetovar Agron Hajredini

Next Post

Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për një ministër të drejtësisë

Related Posts

Maqedoni

Durmishi nga Tetova: 57 të rinj të punësuar si zjarrfikës, dëshmi e suksesit të “Planit Operativ*

27/08/2025
Maqedoni

ASh Taravari reagon ndaj VMRO-DPMNE-së

27/08/2025
Maqedoni

Gashi: Edhe pa deputet rom, unë do të jem zëri i tyre në Parlament!

27/08/2025
Maqedoni

Evropa në Çair: Osmani krijon Task Force të posaçme për fondet IPA

27/08/2025
Aktuale

MASh: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

27/08/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Filipçe mohon bashkëpunimin me BDI-në

27/08/2025
Next Post
Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për një ministër të drejtësisë

Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për një ministër të drejtësisë

Durmishi nga Tetova: 57 të rinj të punësuar si zjarrfikës, dëshmi e suksesit të “Planit Operativ*

27/08/2025

Sulm me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 20 persona të plagosur

27/08/2025

Skandal në Premier League! Hetuesi suedez ngre akuza të rënda: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje dhe kanë përfituar nga bastet e paligjshme

27/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk