Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Banorët e Banjicës në protestë/ Ankohen se ndërtimi i Korridorit 8 po ua shkatërron arat

15/12/2023
Banorët e Banjicës në protestë/ Ankohen se ndërtimi i Korridorit 8 po ua shkatërron arat
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët fshatrave Banjicë e Epërm dhe e Poshtme të Gostivarit, përmes një proteste shprehën revoltën për ndërtimet që po bëhen në Korridorin 8, për shkak se siç thonë, në afërsi të fshatrave kompania ndërtuese po merr tampon dhe po ua dëmton tokat, ndërsa çdo dy javë ka edhe shpërthime që janë shqetësuese për ta.

“Të gjithë themi njëzëri jo të na merren fushat nga të cilat e sigurojmë ekzistencën. Rruga Korridori 8 kap një hapësirë prej 130 mijë m2 por nuk mund të kuptojmë se si mbi 500-600 mijë m2 po zihen me kampe dhe logjistikë. Edhe pse ligjërisht sipas nenit 17 të ligjit për eksproprijim hapësira logjistike duhet të merret përkohësisht nga banorët me ndërtimin e rrugës të shkatërrohen ara, nga të cilat ushqehen banorët, do të thotë të shkatërrohet popullata e atij vendi. Në ligj shkruan qartë se për shërbime të logjistikës, arat duhet të shfrytëzohen përkohësisht, prandaj nuk i ngjan shtetit që me forcë të na i merr arat që janë pronë private e banorëve.”- deklaroi Nasir Hasipi, kryetar i B.L Banjicë.

Nga bashkësia lokale thonë se shqetësimet i kanë paraqitur në institucione, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Kemi tentuar që shqetësimin tonë ta përcjellim tek organet kompetente por përgjigjemi nuk kemi marrë nga askush. Nëpërmjet mediumeve dhe kësaj proteste ne dëshirojmë t’ua bëjmë me dije se do t’i mbrojmë të drejtat tona deri në fund sipas ligjit.”

Me 12 shtator 2023 në fshatin Banjicë të Epërme filluan punët ndërtimore të konzorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për depërtimin e pjesës e autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8.

Previous Post

PDE-ja propozon Zulfi Adilin – Qufa për anëtar në KSHZ

Next Post

Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit – çfarë duhet të bëni kujdes

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025
Maqedoni

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Aktuale

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

02/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Next Post
Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit – çfarë duhet të bëni kujdes

Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit – çfarë duhet të bëni kujdes

Ja si po u rrezikohet jeta pushuesve nga plazhet e Velipojës deri në Vlorë

02/08/2025

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk