Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Banka Botërore: Libani, dëme prej 8.5 miliardë dollarësh nga lufta

15/11/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore deklaroi se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe humbje në vlerë 8.5 miliardë dollarë.

Sipas saj, shifrat përfundimtare do të jenë shumë më të larta pasi lufta është duke vazhduar.

I nxitur nga lufta në Gazë, konflikti në Liban u zhvillua për një vit rresht, para se Izraeli të ndërmerrte ofensivë të gjerë në shtator, duke e bombarduar Libanin nga ajri dhe duke dërguar trupa tokësore në jug të vendit.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Libani përballet me humbje ekonomike prej 5.1 miliard dollarësh gjatë 12 muajve të fundit, kryesisht si pasojë e ndikimit të madh ndaj tregtisë, turizmit dhe bujqësisë.

Ndërsa, dëmet e drejtpërdrejta fizike në Liban arrijnë vlerën e së paku 3.4 miliard dollarëve, tha Banka Botërore pas Vlerësimit të Dëmeve dhe Humbjeve.

Analiza e Bankës Botërore parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) real i Libanit do të tkurret për të paktën 5.7% në vitin 2024 për shkak të konfliktit, krahasuar me një rritje prej 0.9% në një skenar pa konflikt. Kjo është goditje e rëndë për një vend që ende po i ndien pasojat e një kolapsi financiar pesë vjet më parë.

“Kjo përkeqëson një tkurrjeje të thellë dhe të vazhdueshme pesëvjeçare ekonomike në Liban, që ka kaluar 34% të PBB-së reale, që është e barasvlershme me humbjen e rritjes ekonomike për 15 vjet”, tha Banka Botërore.

Sektori i banimit është ai me dëmin më të madh të raportuar, i vlerësuar të jetë 2.8 miliardë dollarë, me mbi 99.000 njësi banimi të dëmtuara pjesërisht ose plotësisht, sipas Bankës Botërore.

Bujqësia, e cila është prekur veçanërisht në rajonet jugore të Libanit, ka humbur mbi 1.1 miliard dollarë në një periudhë 12-mujore, për shkak të humbjes së të korrave nga shkatërrimi i prodhimit dhe bagëtive si dhe zhvendosja e bujqve, thuhet në raport.

Tregtia përbën 178 milionë dollarë dëme. Humbjet ekonomike vlerësohet të jenë 1.7 miliard dollarë, humbjet në sektorin e arsimit 215 milionë dollarë, ndërsa mjedisi ka pësuar dëme prej 221 milionë dollarësh, sipas raportit.
Sektori i shëndetësisë ka pësuar humbje të vlerë prej 338 milionë dollarësh, ndërsa turizmi dhe mikpritja, një nga shtyllat kryesore ekonomike të Libanit, ka pësuar humbje prej 1.1 miliard dollarësh, sipas raportit të Bankës Botërore.

Konflikti po ka pasoja të gjera sociale dhe mjedisore në Liban dhe e ka përkeqësuar pasigurinë ushqimore, thuhet në raport. /REL

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 15 nëntor

Next Post

Hulumtimi: “Fajtorë” për goditjet në tru janë presioni i lartë i gjakut, rrahjet e parregullta të zemrës dhe pirja e duhanit

Related Posts

Botë

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025
Botë

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025
Botë

U evakuua nga Gaza në Itali për trajtim, ndërron jetë 20-vjeçarja palestineze për shkak të kequshqyerjes

16/08/2025
Aktuale

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Botë

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin

15/08/2025
Botë

Takimi me Donald Trump, Vladimir Putin merr dy njerëzit e tij më të besuar në tryezën me Presidentin e SHBA

15/08/2025
Next Post

Hulumtimi: “Fajtorë” për goditjet në tru janë presioni i lartë i gjakut, rrahjet e parregullta të zemrës dhe pirja e duhanit

16/08/2025

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk