Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Ballkani zhgënjen në Champions, eliminohet nga modestët e Santa Colomës

16/07/2024
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani është eliminuar nga rrethi kualifikues i Ligës së Kampionëve pasi pësuan humbje pas ekzekutimit të penalltive (6-5) aty ku mu të saktë u treguan futbollistët e Santa Colomës.

Ndeshja në kohë të rregullt dhe vazhdime kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-2, andaj u nevojitën penalltitë për ta vendosur fituesin.

Rasti i parë serioz për gol i takoi pikërisht ekipit të Ilir Dajës, të cilët në minutën e shtatë rrezikuan seriozisht me anë të Sunday Adetunjit i cili ballë për ballë portierit dështoi të shënojë.

Në minutën e 18-të, Ballkani pati një tjetër rast të mirë shënimi ku sërish në skenë doli Adetunji i cili një krosim në zonë nuk arriti ta konkretizojë në gol duke gjuajtur me kokë jashtë portës.

Suharekasit morën një goditje të rëndë në minutën e 36-të kur gjyqtari i takimit Oleksiy Derevinskyi e ndëshkoi me karton të kuq Adetunjin duke i lënë ata me një lojtar më pak në fushë.

Ballkani pati një mundësi të artë me Ëalid Hamidin i cili në minutën e 68-të pas një aksioni të bukur individual iu afrua golit, por gjuajtja e tij ishte e dobët.

Therandasit pësuan gol krejt në fund të takimit, ku pas ekzekutimit të rivënies këndore Egzon Sinani shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.

Ballkani pësoi sërish në minutën e 102-të kur Franco Ezequiel i mysafirëve shfrytëzoi një huti të mbrojtjes duke realizuar për 2-0.

Walid Hamidi riktheu sërish shpresat e therandasve duke shënuar në minutën e 108-të për 2-1 dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2.

Në vazhdime nuk pati raste të mira shënimi dhe u nevojit ekzekutimi i penalltive për ta vendosur fituesin, aty ku Santa Coloma ishin më të saktë duke siguruar kalimin tutje.

Ballkani: X O O O O O X

Santa Coloma: O O O O X O O

Previous Post

Dominon Spanja, UEFA prezanton 11 më të mirët e Euro 2024

Next Post

Nga mbinxehja te uji dhe rëra, si ta mbroni telefonin tuaj në plazh

Related Posts

Sport

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Sport

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

13/10/2025
Sport

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025
Sport

Futbolli ka ndryshuar shumë, Ishujt Faroe e mposhtin Republikën e Çekisë dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim!

12/10/2025
Sport

Milevski: Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet

12/10/2025
Sport

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025
Next Post

Nga mbinxehja te uji dhe rëra, si ta mbroni telefonin tuaj në plazh

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk