Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bakiu:Këtë herë Shkupi do të marrë atë që i takon

27/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i VLEN-it për qytetin e Shkupit Bashkim Bakiu në një intervistë për pressonline.al theksoi se këtë herë Shkupi do të marrë atë që i takon.
Pse kandidoni për Shkupin?
Bashkim Bakiu: Sepse Shkupi nuk është vetëm Qendra dhe Karposhi. Shkupi është edhe Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba, Kisella Voda, Shtip, Orizare, Gjorçe Petrovi, Qendra dhe Karposhi. Të gjitha këto janë pjesë e Shkupit, por le ta themi hapur: shumë lagje të këtij qyteti janë harruar me vite të tëra. Buxhetet gjithmonë më të vogla, investimet gjithmonë më pak, e problemet gjithmonë më shumë.
Cilat janë prioritetet tuaja kryesore?
Bashkim Bakiu: Kam tri prioritete të qarta:
• E para: kthimi i besimit të shqiptarëve tek Qyteti i Shkupit, sidomos pas periudhës katërvjeçare të Danella Arsovskës.
• E dyta: transporti publik. Në planprogramin tim është Bus Rapid Transit, ku do të lidhen edhe komunat shqiptare me një sistem modern e funksional.
• E treta: bashkëpunimi me Këshillin e ardhshëm, me të cilin planifikojmë shumë projekte konkrete.
Shumë qytetarë ankohen se në shërbimet publike nuk trajtohen si duhet. Si do ta ndryshoni këtë?
Bashkim Bakiu: Jo me mua. Në ndërmarrjet publike do të ketë profesionistë nga të gjitha komunitetet, njerëz të aftë që do të punojnë për qytetarët pa dallim. Shkupi është i të gjithëve dhe shërbimet do të jenë për të gjithë.
Një nga problemet më të mëdha të qytetit është pastërtia. Cili është plani juaj?
Bashkim Bakiu: E di shumë mirë që Shkupi ka një problem të madh me pastrimin. Nga Çairi në Saraj, nga Buteli në Karposh, mbeturinat janë bërë turpi i qytetit. Plani im është i qartë: më shumë mjete për pastrim, një sistem raportimi online për qytetarët, dhe zero tolerancë për neglizhencë. Shkupi do të jetë i pastër dhe i denjë për banorët e vet.
Cili është dallimi juaj nga kandidatët e tjerë?
Bashkim Bakiu: Një dallim i madh është ky: pas meje qëndron Qeveria VLEN. Ministrat dhe resorët tanë janë garancia që projektet për Shkupin do të kenë mbështetje dhe realizim. Këtë herë Shkupi nuk do të kërkojë, por do të marrë atë që i takon.
Mesazhi juaj për qytetarët e Shkupit?
Bashkim Bakiu: Unë jam këtu që Shkupit t’ia kthej barazinë, zhvillimin dhe krenarinë. Sepse Shkupi nuk ndahet, Shkupi bashkon. Dhe po, Shkupi VLEN.

Previous Post

Durmishi nga Tetova: 57 të rinj të punësuar si zjarrfikës, dëshmi e suksesit të “Planit Operativ”

Next Post

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

11/10/2025
Maqedoni

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Maqedoni

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

11/10/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Next Post

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe

Skandaloze: Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës (VIDEO)

11/10/2025

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

11/10/2025

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk