Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Azizi: Ziadini, donte një kryetar kukull në ASH!

13/02/2024
Azizi: Ziadini, donte një kryetar kukull në ASH!
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Adnan Azizi

Mbrëmë në emision Ziadin Sela, në një moment e tha të vërtetën: Unë e bëra Arbenin kryetar, une i propozova ta bëj Arbenin kryetar, unë e përgatita terenin, unë, unë, unë…

Qe Arbeni ta çojë ASH-në në BDI dhe Arbeni “me preu ne besë”

E, prej mbrëmë u tregua storja e vërtetë kur Ziadini tregonte rrjedhën e ngjarjeve në ASH dhe po e përshkruaj një pjesë të bisedës së tij: Arbeni më tha, “unë pranoj kryetar por me një kusht. Që ti të më mbështesësh dhe ta bëjmë bashkë këtë punë. Une ja ktheva, citoj Sela: Po ama mos më çosh te BESA!

Ja pra, vetëm me një frazë zbërthehet thelbi i zënkës dhe prapavija se ku donte Ziadin Sela ta çojë ASH-në dhe çfarë figurash dëshironte të ketë në krye të ASH-së.

Ziadini donte një kryetar të cilin mund ta ketë si një piun shahu, që ASH-në do e udhëheq sipas pazareve që i bënë Ziadini bashkë me Krenarin. E në këtë moment hesapi personal më i mirë i Ziadinit është që partinë ta çojë tek BDI-ja dhe jo aty ku dëshiron çdo simpatizant i ASH-së dhe mbi 90 e strukturave të tij.

Kjo tregoj se Ziadin Sela për më shumë se 10 vite në mënyrë tinzare, njëjtë si ish lideri i tij, kanë luftuar kundër opozitës shqiptare, kanë luftuar kundër Lëvizjes BESA, e nuk kanë punuar në favor të simpatizantëve dhe personave të sinqertë në ASH, e aq më pak në interes të shqiptarëve në Maqedoni.

Prandaj Ziadini, me ndihmën e Ali Ahmetit ka ikur nga Lëvizja BESA dhe e ka ndihmuar përçarjen e RDK-së, ka koalicionuar me Vesel Memetin dhe me Gëzim Ostrenin, pra gjithmonë në mënyrë indirekte ka koalicionuar me BDI-në dhe ka punuar kundër vullnetit të mbështetësve të ASH-së.

Por vitin e kaluar ranë maskat e para, sepse Ziadin Sela personalisht e shpëtoi BDI-në nga rënia e pushtetit, ndërsa tani hapur përpiqet ta mbajë atë në Qeveri.

Edhe një sqarim, Krenar Lloga në takime me eksponentë të opozitës, vazhdimisht ka deklaruar se “prej vitit 2022 jam marrë vesh me Aliun që të shkojmë bashkë në zgjedhjet e vitit 2024”, dhe kur ASH u fut në koalicion vitin e kaluar, pjesë e padeklaruar e Marrëveshjes me BDI-në që e bënë emisarët e Selës, Krenar Lloga dhe Isen Shabani ishte që ASH edhe pa vullnetin e Arben Taravarit të shkojë në koalicion me BDI-në.

Ziadin, nje orë e gjys fole. Si bre “burrë” nuk të shpëtoj asnjë fjalë kundër BDI-së, po me mllef të madh fole vetëm për Arbenin, Bilallin, Afrimin, Izetin. A thua vallë kur ishe në shtëpi te Ali Ahmetit, në moment që pive kafen të kapi magjia dhe ti u transformove 180°?!

Po çka s’bën vaki kur i shkon një magjistari në shtëpi, mbase edhe ograisesh, të ze magjia dhe pastaj xhindosesh fare. E më pas dhe se din robi edhe çka flet!

Biles harron edhe se kush ja kurdisi 27 prillin!

Zoti ua dhashtë hajrin!

Previous Post

Gazetarët në Gazë i bien kambanës së alarmit për rrezikun ndaj tyre

Next Post

Kryeministri Xhaferi vizitën e parë të punës e fillon në Bruksel

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Kryeministri Xhaferi vizitën e parë të punës e fillon në Bruksel

Kryeministri Xhaferi vizitën e parë të punës e fillon në Bruksel

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk