Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Azizi: Në Parlament ka dy LEVICA, ajo e Apasievit dhe Ahmetit

11/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i koalicioni VLEN, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar ndodhitë e mbrëmshme në Parlament ku në rend dite ishin interpelancat e parashtruara nga BDI dhe E Majta. Ai thotë se edhe pse u mbështet interpelanca nga partitë maqedonase, Ilire Dauti do të vazhdojë të jetë kryetare e Komisionit për punës sociale. Azizi është decid ku thotë se interpelanca ndaj Ilire Dautit ishte e koordinuar mes Levicës së Apasievit dhe BDI-së së Ahmetit.

 

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të deputetit Azizi:

 

Një milion fytyra në një! Çdo hap politik që po bën BDI dhe patericat e saj në Frontin Europian, nxjerr një fytyrë të re të saj, e cila për fat të keq, gjithmonë është më e keqe, më e vrazhdë dhe më manipuluese! Kështu ndodhi edhe mbrëmë, me interpelancën ndaj deputetes Ilire Dauti si kryetare e Komisionit për punë sociale në Kuvend. Interpelancë e iniciuar nga LEVICA. Por e ndjej të nevojshme të informojmë sa më saktë opinionin. E para: dhe pse interpelanca e LEVICËS u mbështet nga partitë maqedonase, Ilire Dauti përsëri do të jetë kryetare e Komisionit për punë sociale. Dhe kjo është çështje e vulosur. E dyta: Ilire Dauti nuk është shkarkuar nga posti i deputetes, siç pretendonin të manipulojnë opinionin mbrëmë të gjithë ish funksionarët e BDI-së dhe patericat e saj, të cilët gati 8 muaj nuk bëjnë gjumë të qetë, pasi nuk e dinë kur do u hy policia në shtëpi! E treta: Që është më e rëndësishmja. Aj të kthehemi pak në kohë. BDI-stat mendojnë se shqiptarët harruan që interpelanca e ngritur ndaj deputetes Ilire Dauti ishte, ishte veprim i koordinuar mes BDI-së dhe patericave, LEVICËS dhe LSDM-së. Dhe kjo u bë rreth tre muaj më parë, kur BDI me patericat e saj brenda, në koordinim me tashmë LSDM-në e re nacionaliste dhe LEVICËN bënë plan destabilizimi për vendin, ku LSDM duhet të dorëzojë ligjin e “Branitellave”, Ilirja gjoja nuk do e kalojë në komision, dhe LEVICA do të ngre interpelancë. Kështu opinioni do të irritohet dhe do të shkaktojë incidente! Por, nëse këto të tre partnerë koalicioni, të cilët tentojnë në opinion si “armiq”, mendojnë se mund të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve e kanë gabim. Pse, sepse tani, me institucionet nuk udhëheqin kuadrot e tyre të shitur tek Gruevski dhe Mijallkovi! Më vjen keq për kolegen Ilire Dauti, që si zonjë, ka rënë preh e manipulimeve të Artanit dhe Apasievit. Por gjithmonë kur ajo do të vendoset në situata të këtilla nga bashkëpartiakët dhe “miqtë” e saj, do ta ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve shqiptarë të shumicës parlamentare. Për në fund, dua të zbardh edhe një detaj. Çdo ditë që kalon, po qartësohet edhe fakti se në Kuvend ka dy LEVICA, ajo e Apasievit dhe e Ali Ahmetit. Këtë edhe më të bindur e bën fakti se të dyja, hapur e ndajnë të njëjtën ideologji. Atë marksist-leniniste! Dhe nëse nëse arrijnë bashkë që edhe një milion hapa të tjerë politik të bëjnë, do u dalin një milion fytyra të ndryshme manipuluese, secila më e keqe se tjetra!

 

Previous Post

Prokuroria Publike: S’kemi dhënë mendim pozitiv që t’i kthehet pasaporta Sasho Mijallkovit

Next Post

A e dinit? Në këtë moshë ne kemi shpenzimet më të mëdha të jetës

Related Posts

Maqedoni

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Maqedoni

Sadiku: Hotla do të ketë ujësjellës, kanalizim e projekte zhvillimore

08/09/2025
Maqedoni

Rikthehet qarkullimi në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë!

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Babai im do t’i gëzohej Ligjit për zyrtarizimin e medresesë

08/09/2025
Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Next Post

A e dinit? Në këtë moshë ne kemi shpenzimet më të mëdha të jetës

Rizarta Hoxha zbulon shifrën që fiton nga rrjetet sociale

08/09/2025

Kosova shënon fitore historike ndaj Suedisë në Prishtinë

08/09/2025

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk