Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Aziri: Bujar Osmani e mbyti Çairin në plehra për të shpëtuar shokët e tij BDI-së, LEVICËS dhe Arsovskës

04/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Shtabit Lokal të VLEN-it në Çair, Sabri Sziri, në një deklaratë për media ka reaguar ndaj, siç tha, abuzimeve skandaloze me paratë publike në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në krye me drejtorin e BDI-së, Sabahudin Rustemi, duke theksuar se qyteti i Shkupit dhe Çairi po përballen me pasojat e keqmenaxhimit dhe korrupsionit partiak.

“Dje ua paraqitëm qytetarëve të Çairit, Shkupit dhe gjithë opinionit publik faktet tronditëse se drejtuesit e NP ‘Higjiena Komunale’, në krye
me Sabahudin Rustemin, kanë shpenzuar mbi 1.4 milionë euro nga paratë publike për“servisimin” e parkut të automjeteve, ndërsa rezultati është
katastrofal, automjete të prishura dhe qyteti i Shkupit i mbytur në mbeturina”, ka theksuar Aziri.

Sipas tij, me të njëjtën shumë parash, qyteti mund të kishte pasur flotë të re moderne automjetesh për mbledhjen e mbeturinave.

“Me 1.4 milionë euro, në vend të tenderëve klientelistë, mund të bliheshin 26–27 kamioneta të reja tip *Piaggio Porter* për mbeturina,
ose deri 40 kamionë të rinj të mesëm për mbledhjen e mbeturinave, apo mbi 80–90 kamioneta të vogla komerciale të përshtatura për lagje të vogla”, – theksoi ai, duke shtuar se “me këto para Shkupi, Çairi dhe gjitha komunat do të kishin park të plotë automjetesh moderne dhe qytetarët do të jetonin në pastërti”.

Sipas Azirit, pas gjithë kësaj qëndron heshtja dhe bashkëpërgjegjësia kandidatit të AKI-së për kryetar në komunën e Çairit, Bujar Osmani.

“Bujar Osmani, që del e shitet sot si mjek i shqetësuar dhe prind i mirë, nuk ka guxuar kurrë ta thërrasë në përgjegjësi shokun e tij
drejtorin e ndërmarrjes. Për të, e rëndësishme nuk është pastërtia e Çairit, por mbrojtja e imazhit personal dhe kuadrove partiake” është
shprehur Aziri.

Ai theksoi se Osmani nuk ka qenë kurrë pranë qytetarëve të Çairit dhe se për më shumë se një dekadë i ka përdorur votat e tyre vetëm si trampolinë për pushtet qendror.

“Të gjithë e dinë se Bujar Osmani nuk është i afërt me njerëzit e Çairit. Për më shumë se 10 vite, ai i ka përdorur votat e kësaj komune
vetëm si trampolinë për pushtetin qendror, ndërsa problemet e qytetarëve i ka lënë pas dore”, theksoi Aziri.

Në fund, zëdhënësi i Shtabit Lokal të VLEN-it në Çair, Sabri Aziri u bëri thirrje qytetarëve të Çairit që më 19 tetor të bëjnë njëherë e mirë të largojnë BDI-në dhe funksionarët e saj nga skena politike.

Previous Post

Zgjedhjet lokale/ Mexhiti: Pres fitore historike

Next Post

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

Related Posts

Maqedoni

FC Shkupi arkëton pikën e parë në kampionat, barazon me Rabotniçkin

04/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ Mexhiti: Pres fitore historike

04/10/2025
Maqedoni

Durmishi godet BDI-në: Tetova nuk është bankomat i Teutës dhe çirakëve të saj

04/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të ketë Qendrën Rinore, shtëpinë e ideve dhe inovacionit të të rinjve

04/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

04/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 50% përfaqësim i grave në çdo organ të kom

04/10/2025
Next Post

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

FC Shkupi arkëton pikën e parë në kampionat, barazon me Rabotniçkin

04/10/2025

Liverpooli i bën gati 150 milionë euro për pasardhësin e Salahut

04/10/2025

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk