Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Avokati i Popullit alarmon: Gjendje e rëndë në burgjet e vendit!

14/07/2023
Avokati i Popullit alarmon: Gjendje e rëndë në burgjet e vendit!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Gjatë kohës së verës shumë pak qytetarë i drejtohen institucionit Avokati i Popullit, por numri një i këtij institucioni, Naser Zyberi, ka pohuar se akoma shumë të drejta të qytetarëve po shkelën dhe nuk po ndëshkohen, ndërsa edhe njëherë alarmoi për gjendjen e rëndë që mbizotëron në burgjet e vendit dhe gjendja e rëndë e të burgosurve, e që sipas Ziberit këto kërkesa dhe rekomandime nuk po përfillen dhe gjendja është alarmante.
“Udhëzimet tona kanë qenë në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe kapaciteteve, por edhe përmirësim i procesit shëndetësor dhe atij të re-socializimit. Por, për fat të keq kërkesat tona nuk po përfillen mjaftueshëm dhe ka përmirësim vetëm në ligjin për vuajtjen e dënimeve, si dhe një përmirësim që do të bëhen punësime në policinë e burgut, por duhet të merret seriozisht sepse gjendja vërtet është alarmante ku në atë burg, në një hapësirë prej 14 metrash katror qëndrojnë 15 persona.”, – deklaroi avokati i popullit, Naser Ziberi.
Ziberi, po ashtu tha se qytetarët do t’i shohin benificionet për ndryshimin e dy ligjeve në Kuvend, siç ishte ligji i marrëdhënieve detyrimore dhe ligjit për përmbarues.
“Kamata penale tani limitohet në bazë të borxhit themelor dhe tani borxhlinjtë të cilëve do t’u llogaritet kamata në bazë të borxhit themelor, ajo do të jetë më e ulët dhe do të ndërpritet llogaritja e kamatës. Ndërsa, benifiti tek qytetarët do të jetë edhe më i madh që me ndryshimet e bëra do të futen edhe lëndët të cilat janë në shqyrtim e sipër, pra pas miratimit do të bëhet llogaritje tjetër e kamatës. Benificioni tjetër është se nëse një borxh është më i vjetër se 10 vite, ajo bëhet lëndë e vjetruar dhe nuk paguhet.”, – theksoi avokati i popullit, Naser Ziberi.
Avokati i popullit edhe njëherë shprehi shqetësimin e tij për kredit e shpejta, të cilat për fat të keq po jepen akoma në drejtim të qytetarëve, e këto të fundit janë viktima e këtyre kredive dhe kishte premtime se do të ndryshohet ligji në Kuvend për këto kredi, por akoma nuk kanë kaluar.
Ziberi po ashtu pohoi se Avokati i Popullit është kyçur në procesin e skriningut që vendi ynë po i zhvillon me BE-në për anëtarësim.
Previous Post

Putin: Prigozhin refuzoi ofertën për t’u bashkuar me ushtrinë ruse

Next Post

Gjendet e pajetë brenda banesës vajza e aleatit të Putinit 

Related Posts

Maqedoni

Bastisje në Gostivar, drogë tek një studente shtetase e Turqisë

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Next Post
Gjendet e pajetë brenda banesës vajza e aleatit të Putinit 

Gjendet e pajetë brenda banesës vajza e aleatit të Putinit 

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk