Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

AUV tha se gjeti baktere në ujin që vjen nga Kosova, reagon kompania “Rugova”: Analiza e dytë tregoi se uji ynë është i pijshëm

04/03/2025
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoninë e Veriut në raportin e rregullt, mes të tjerash ka njoftuar se në një ujë të paketuar të importuar nga Kosova, është gjetur baktere, por nuk e ka përmendur emrin e kompanisë paketuese të ujit, transmeton TV21.

“Për shkak të konstatimit pozitiv laboratorik të baktereve koliform në ujin mineral të burimeve me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin e burimeve dhe ujin tjetër të ambalazhuar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 184/20218), importi i të gjitha dërgesave të ujit mineral të burimeve të vendosura nga ky shtet është bërë nën mbikëqyrje të shtuar”, thanë nga AUV.

Nga kompania e paketimit të ujit të Kosovës, “Rugova” nëpërmjet një reagimi, kanë sqaruar se raporti i publikuar nga AUV ka të bëjë me analizën e parë ndaj ujit dhe se analiza e dytë ka treguar se uji është i pastër dhe i pijshëm.

“Më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet. Lidhur me mostrën e analizuar, dëshirojmë të sqarojmë se: Mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se produkti të hidhej në treg. Sipas legjislacionit në fuqi, pas një analize fillestare, ne kërkuam që e njëjta mostër të testohej përsëri nga autoritetet përkatëse maqedonase. Rezultatet e analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem cilësor”, kanë thënë nga kompania “Rugova”./TV21

Previous Post

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar

Next Post

Sekuestrohen në portin e Dunkirk rreth 10 ton kokainë, shifër rekord për Francën!

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Aktuale

Kasami: Vota për Dautin është votë për jetë më të mirë për Tearcën!

10/09/2025
Aktuale

Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

10/09/2025
Aktuale

Mexhiti në takim me banorët e lagjes së Dizhonit: Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë

10/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025
Next Post

Sekuestrohen në portin e Dunkirk rreth 10 ton kokainë, shifër rekord për Francën!

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

10/09/2025

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk