Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në ekspozenë mujore: “Bechtel dhe Enka” mundësi, sfidë dhe përgjegjësi.
Dua të përmend se së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të gjithë kolegët e mi në Qeveri dhe anëtarët e Komitetit Menaxhues për Korridorin 8 të cilin e kam menaxhuar, që në fillim e kemi informuar opinionin përmes mediave dhe rrjeteve sociale për të gjitha hapat që kemi ndërmarrë për ta hequr këtë projekt nga labirintet burokratike, duke ditur rëndësinë e tij të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ka theksuar mes tjerash Grubi.
Në vazhdim fjalimi i plotë i z. Grubi:
Fillimisht, më lejoni t’ju falënderoj për ftesën dhe t’ju përgëzoj për prezantimin e kësaj qasjeje të re inovative të diskutimit të titulluar “Adresa mujore për çështjet aktuale”, një dimension krijues i synimit të çështjeve thelbësore për zhvillimin e vendit, duke i trajtuar ato nga këndvështrime të ndryshme, me gjithë polemikat që krijohen në publik, për të pastruar mjegullat që krijojnë paragjykime dhe ngjallin dyshime. Transparenca në kryerjen e punës është parimi kryesor mbi të cilin duhet të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e vendit në rrugën e jetës cilësore, prandaj konsideroj se kjo iniciativë e juaja është një domosdoshmëri.
Më vjen mirë që ky format që nisët, vë në fokus të analizës një nga temat që shkaktoi shumë vëmendje dhe stuhi të madhe në publik, atë të ndërtimit të Korridorit 8, projektit më të madh të infrastrukturës dhe investimi më i madh në historinë e shtetit. Kjo për faktin se gjatë gjithë kësaj periudhe u fol shumë për këtë temë, pati optimizëm, entuziazëm nga njëra anë, por edhe një tendencë e paparë për të penguar fillimin e realizimit të këtij projekti dhe për ta denigruar nën çdo kusht nga ana tjetër.
Dua të përmend se së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të gjithë kolegët e mi në Qeveri dhe anëtarët e Komitetit Menaxhues për Korridorin 8 të cilin e kam menaxhuar, që në fillim e kemi informuar opinionin përmes mediave dhe rrjeteve sociale për të gjitha hapat që kemi ndërmarrë për ta hequr këtë projekt nga labirintet burokratike, duke ditur rëndësinë e tij të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
KRONOLOGJIA – Korridoret 8 dhe 10 – D
Më 26 janar 2021, Qeveria miratoi programin e NPRRSH, i cili përfshinte edhe autostradat
Trebenishtë – Struge – Qafë Thanë
Gostivar – Kërçovë,
Tetovë – Gostivar
Prilep – Manastir
Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe konsorciumit Bechtel Enka u miratua në mbledhjen e qeverisë më 30 mars 2021 dhe menjëherë u formua një komision për nënshkrimin e tij.
Të nesërmen, më 31 mars 2021, është nënshkruar Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Bechtel – Enka dhe Qeverisë.
Më 30 qershor, 4 deputetë e dorëzuan projek-tligjin: “Ligji për Përcaktimin e Interesit Publik dhe nominimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën. Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe korridori 10 D (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, në Kuvend.
Deputetët më 15 korrik e miratuan ligjin. Në seancë ishin të pranishëm 101 deputetë, 55 votuan pro, nuk pati asnjë abstenim apo kundër. VMRO-DPMNE vendosi që të mos votojë fare.
Ligji zbatohet si i veçantë dhe me të përjashtohet zbatimi i ligjeve të tjera në tërësi ose pjesërisht dhe parashihet që dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik të mos zbatohen për dhënien e kontratave që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe realizimin e Projektit.
Më 26 korrik 2021, Komisioni për Parandalimin Korrupsionit e kundërshtoi ligjin para Gjykatës Kushtetuese.
Më 9 dhjetor, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, kështu që nuk kishte më asnjë pengesë për projektin me “Bechtel dhe Enka”.
Më 14 dhjetor, qeveria formoi Komitet për Negociata dhe një Ekip Negociator për zbatimin e projektit.
Anëtarët e Komisionit Negociator janë emëruar: Zëvendëskryeministri i Parë Grubi, Zëvendëskryeministri i atëhershëm për Luftë Kundër Korrupsionit Ljupço Nikolovski, Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, ministrat e Financave, Mjedisit Jetësor, Punës dhe Politikës Sociale, Ekonomisë. , Transportit dhe Lidhje dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike.
Në vendimin e Qeverisë figuron gjithashtu se anëtar i komitetit është përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në Kuvend.
Kryetar i komitetit ishte Artan Grubi. Komiteti mbajti 6 seanca.
Më 28 dhjetor, NPRRSH publikoi njoftimin për përzgjedhjen e mbikëqurjes dhe këshilltarit ligjor transaksional për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d.
Më 29 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 të Ligjit Special
Më 17 maj 2022, NPRRSH mori vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme – Instituti IGH nga Zagrebi.
Më 13 korrik 2022, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 12 të Ligjit për Nominimin e Partnerit Strategjik.
Më 12 gusht, NPRRSH anuloi tenderin për shkak se IGH nuk dha garanci bankare.
Instituti IGH dorëzoi ankesë për anulim në Komisionin për Ankesa për Furnizime Publike më 19 gusht. Ankesa u refuzua si e pabazë.
Më 15 shtator, NPRRSH shpalli tender të ri për mbikëqyrje dhe konsulent.
Për tender aplikuan tre konsorciume.
Në NPRRSH ofertat e pranuara hapen më 25 tetor. “Inzherop” me ofertë rreth 17.9 milionë euro, Shoqëria IRD me ofertë prej 22.3 milionë euro dhe “Hill” me ofertë prej 24,9 milionë euro.
Komisioni i furnizimeve publike i ndërmarrjes së rrugëve, me datën 7 dhjetor zgjodhi ofertën e IRD Engineering ndër më të mirën. Dy kompanitë e tjera “Inzherop” dhe “Hill” dy javë më vonë dorëzuan ankesa.
Komisioni për ankesa për furnzimie publike, i hodhi poshtë ankesat e dy konsorciumeve si të pabaza.
Më 2 shkurt 2023, NPRRSH dhe IRD kanë nënshkruar një kontratë për mbikëqyrje në vlerë prej 26.3 milionë euro.
Negociatat e IRD-së me Bechtel dhe Enka nisën më 6 shkurt 2023 dhe përfunduan më 6 mars të po këtij viti.
Raporti përfundimtar i është dorëzuar Komisionit më 7 mars 2023, ku i njëjti është miratuar dhe më pas në të njëjtën ditë është miratuar edhe nga Qeveria.
Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën me “Bechtel dhe Enka”.
Konsorciumi do të ndërtojë rrugët për 1.3 miliardë euro, një shumë që mund të jetë më e lartë.
Guri themeli për Korridorin 8 u vendos më 4 Prill, Ditën e NATO-s, ndërsa punimet nisën më 22 prill.
Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut emëroi Artan Grubin, Zëvendësin e parë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë.
Më 10 prill 2023, deputetët dorëzuan 8 ligje me procedurë të shkurtuar për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e korridoreve.
Guri themeli i Korridorit 10-D do të vendoset më12 maj 2023.
Projekti i ndërtimit të autostradës së Korridorit 8 dhe 10-D është projekt ambicioz me rëndësi kombëtare për të ndërtuar 109 kilometra autostradë për 57 muaj (4 herë më shpejt se mesatarja e ndërtimit në vendin tonë) përmes një modeli të ri të cilin e përdorin kompanitë ndërtimore më të mëdha dhe me përvojë në botë.
Ky realizim nëpërmjet “mënyrës së shpejtë” përdor përvojën e mëparshme të gjerë të kompanive më të mëdha të ndërtimit në botë për projektimit dhe ndërtimin e njëkohshëm, realizim për kursimin e kohës dhe për të ofruar një produkt me cilësi të lartë të sigurt për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe lidhje rajonale në korridoret evropiane.
Arritja e këtij qëllimi kërkon fleksibilitet dhe kreativitet të caktuar në procesin rigoroz të projektimit dhe ndërtimit e një projekti; pa kompromentuar autostradën përfundimtare të cilësisë së lartë.
Ligji special i miratuar në korrik 2021, nga të gjithë deputetët, me propozim të deputetëve, vendosi këtë model të ri dhe potencoi se ligjet e tjera duhet të ndryshohen për të zbatuar dispozitat e kërkuara.
Këto përditësime të ligjeve janë thjesht një vazhdimësi e atij procesi të nisur në vitin 2021 nga vetë deputetët.
Ky model i mënyrës së shpejtë është agresiv dhe ushtron presion të njëkohshëm si mbi investitorin (shtetin dhe NPRRSH) ashtu edhe mbi partnerin strategjik për të angazhuar burime serioze për realizimin e projektit.
Qëllimi kryesor i projektit është realizimi i projektimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së Korridorit 8 dhe projektimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së Korridorit 10 – D, si projekte investuese kapitale me rëndësi strategjike dhe kombëtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo do të realizohet nëpërmjet ndërtimit të seksioneve të mëposhtme të Korridorit 8 dhe Korridorit 10 – D:
Seksioni 1: Tetovë – Gostivar
✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 17.5 km
Seksioni 2: Gostivar – Bukojçan
✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 30.3 km
Seksioni 3: Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë
✓ Gjatësia e parashikuar: 21.7 km
Seksioni 4: Prilep – Manastir
✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 39.3 km,
IRD kishte detyrimin të kryente shërbimet që mbulonin aktivitetet lidhur me negocimin nga ana e këshilltarit të transaksioneve ligjore për ndërtimin e seksioneve të autostradës nga partneri strategjik.
Negocimi përfshiu të gjitha nenet e kontratës, të dhënat e kontratës, kushtet e kontratës së ndërtimit të bazuar në Librin e Kuq të Modifikuar FIDIC, versioni i kontratës 1999, në bazë të përvojave të ekzekutimit të shpejtë të punimeve të ndërtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor me realizuesin e punëve NP BECHTEL & ENKA.
Këto negociata janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin përkatës që është në fuqi, kryesisht duke u bazuar në dispozitat e Ligjit Special.
Me këtë projekt, nga një rreth rrotullim në Ballkan, me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10, Maqedonia e Veriut më në fund bëhet një udhëkryq i vërtetë i Ballkanit, një mundësi për të qenë në hartën e trafikut dhe ekonomik të Evropës.
Për herë të parë, si shtet, po lidhemi me perëndimin dhe lindjen, dhe jo thjesht të lidhim veriun me jugun si më parë. Lidhemi me portin e Durrësit dhe me portin e Burgasit. Në krahasim, deri tani ne kemi pasur akces vetëm në portin e Selanikut. Tani do të kemi tre porte në dispozicion dhe kjo është një mundësi dhe perspektivë e shkëlqyer zhvillimi për biznesin dhe shtetin.
Me Kontratën për Korridoret 8 dhe 10-d parashikohet të ndërtohen rreth 110 kilometra autostradë në 4.7 vitet e ardhshme ose 23 kilometra autostradë në vit.
Vendimi i Bashkimit Evropian për ta përfshirë atë në hartën e korridoreve evropiane dëshmon për rëndësinë e këtij korridori. Autostradat e reja Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, së bashku me autostradën Kërçovë – Ohër, do të mundësojnë një linjë komunikacioni sipas të gjitha standardeve moderne, e cila do të na bëjë epiqendër për të gjithë rajonin.
Lidhja që i mundëson nga këto dy korridore, nënkupton zhvillim të barabartë rajonal, përmirësim të portofolit ekonomik të shtetit dhe klimës së biznesit, rritje të investimeve të huaja, transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje tregjesh të reja dhe lidhje më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.
1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e realizimit të këtij projekti, mjete që do të ndahen nga buxheti i shtetit, 250 milionë euro në vit. Nga kjo marrëveshje historike, padyshim që kompanitë vendase do të përfitojnë nga angazhimi i tyre gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
Ligji parashikon që 51% e burimeve duhet të jenë vendase, në mënyrë që nga vlera totale prej 1.3 miliardë eurosh, mbi 600 milionë euro të mbeten në vend, në kompanitë vendase. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar kapacitetet e kompanive vendase dhe për të krijuar vende të reja pune.
Shuma e vlerësuar e Kontratës së lidhur në përputhje me ligjin e veçantë është 1.3 miliardë euro. Kjo vlerë bazohet në sasitë e supozuara që do të përfshihen në ndërtimin e autostradave. Këto sasi dhe çmime të supozuara janë marrë nga traseja e Bechtel dhe Enka dhe studimit të fizibilitetit e përgatitur nga Grand Thornton, dhe janë verifikuar dhe rishikuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë.
Çështja e parë që tenton t’i imponohet në mënyrë tendencioze publikut është pretendimi i fshehtësisë së kontratës. Një gjë të jetë e qartë, kontrata e lidhur nuk është absolutisht sekret shtetëror, por është nga një kontratë që përmban informacione me karakter konfidencial dhe nuk mund të publikohen vetëm klauzolat specifike të asaj kontrate dhe të tilla janë pothuajse të gjitha kontratat e lidhura nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore sepse ekzistojnë sekrete tregtare, çdo kompani ka sekretet e veta të biznesit.
Ato informacione konfidenciale kanë të bëjnë me teknologjinë e punës së palës kontraktuese, në mënyrën e llogaritjeve të tyre, janë klauzola që çdo kompani botërore të këtij rangu të lartë i përdor, për të mbrojtur projektin e saj nga konkurrenca, nuk është krim dhe korrupsion. Kontrata të tilla ka edhe në Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial me kompani që kuotojnë në bursë dhe të tilla janë kontratat me BERZH. Kjo nuk është Kontratë e parë e tillë në vendin tonë dhe ne duhet të respektojmë sekretet e biznesit të kompanive, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Qeveria po fsheh diçka që është me interes publik, diçka që do të kishte efekte negative për qytetarët.
Elementet kyçe të Kontratës, të cilat janë me interes publik, nuk kanë qenë asnjëherë sekret, si vlera e Kontratës, mënyra e realizimit të Kontratës, si do të shpenzohen paratë e qytetarëve.
NUK KA PENALITETE , AS NË KONTRATËN NUK FIGURON PENALITETE. SHTETI KA OPSIONIN T’I NDËRTOJË AUTOSTRADAT BRENDA AFATIT KOHOR QË QEVERIA E VENDOSI NË AFAT PREJ 57 MUAJ, OSE TË PRANOJË QË TË NDËRTOJNË PËR DISA VITE TË TJERA. Deri më tani nuk janë paguar mjete për kompaninë e realizimit. Pagesa e parë do të jetë avansi për fillimin e punëve ndërtimore dhe çdo denarë i paguar nga shteti për NPRRSH dhe më pas për kompaninë e realizimit do të publikohet në “Financat e hapura”. Qytetarët do ta dinë se kur bëhet çdo pagesë dhe për çfarë.
Dilema e dytë që është hapur në opinion dhe ka krijuar konfuzion të madh është nevoja për ndryshime të tjera ligjore. Në këtë drejtim, duhet të sqarojmë se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore nënkupton rregullimin e ligjeve ekzistuese që do të sigurojë realizim më të shpejtë dhe më të mirë të projekteve strategjike siç është ky. Nuk ka asgjë të diskutueshme apo të nxituar, këto zgjidhje janë të shumëpritura dhe do të na sigurojnë veprim më të thjeshtë në të ardhmen, duke mbajtur gjithmonë parasysh interesat e shtetit. Ky nuk është një proces i panjohur, ne kemi ndryshuar edhe rregulloret dhe zgjidhjen ligjore që mundësuam instalimin më të lehtë të fotovoltaikëve.
Sa i përket ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ato nuk nënkuptojnë shfrytëzim të punëtorëve dhe shkelje të të drejtave të tyre të garantuara me ligj. Nuk do të lejojmë që asnjë punëtor të shfrytëzohet, asnjë punëtor nuk do t’i shkelen të drejtat e punës, sepse ligjet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët.
I jam shumë mirënjohës kolegëve të mi nga Qeveria, Ministrave, Drejtorëve dhe mbi të gjitha Kryeministrit që me guxim e mbështetën këtë projekt, më ambiciozin dhe më të madhin në historinë e vendit tonë.
Guximi për të marrë vendime shpërblehet.
Për të pasur një rrëfim të plotë dhe gjithëpërfshirës, jam takuar në disa raste me kryetarin e VMRO-së Hristijan Mickoski. Ai gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e Bechtel dhe Enka. U takova gjithashtu edhe me Misajlovskin dhe Nikollovskin për Ligjin Special dhe ndryshimet tjera ligjore. Të gjithë u pajtuan se janë të nevojshme dhe shtuan se kishin propozimet e tyre për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, por nuk i dorëzuan asnjëherë. Z. Mickoski e mbështeti Ligjin Special me vetë faktin se ai mundësoi kuorum dhe nuk votoi kundër. Po ashtu, pas formimit të Komitetit, u takova sërish dhe i ofrova të jetë pjesë e negociatave, në të cilat më tha bëjeni punën tuaj, është projekti juaj, ne kemi dhënë mjaft mbështetje, firmosni dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Në të njëjtën kohë, unë nuk njoh asnjë politikan në botë që do t’i lejonte vetes të angazhohej në veprime korruptive me kompani si Bechtel dhe Enka ose me SHBA. Jemi të përkushtuar që ky të jetë projekti më i pastër, më dinjitoz në vend, dhe me përgjegjësinë më të madhe pohoj se opozita është vetëm për politikë ditore dhe për kalkulime partiake dhe nuk ka motiv tjetër.
Dëgjojmë çdo ditë dhe kujtojmë se si dukej Shteti i robëruar. VMRO vendos se kush do të hetohet, kush do të akuzohet, kush do të gjykohet dhe dënohet dhe në fund arreston dhe burgos njerëzit. VMRO është media, gazetare, eksperte, hetuese, polic, prokurore dhe gjykatë.
Të dashur të mi, hodhën një miliard në stiropor dhe përmendore. Ne me një miliard po ndërtojmë autostrada me kompani amerikane. Ka dallim , në të vërtet ka dallim.
Besoj se e keni parë tashmë që jam një politikan atipik. Jam i vendosur të lë gjurmë dhe atë në mënyrën më dinjitoze dhe transparente, në interes të qytetarëve dhe shtetit, por me performancë, të guximshme, ambicioze. përkushtim, dije dhe punë.
Unë jam gjithashtu i vendosur të sfidoj estabilishmentin e vendosur gjatë tre dekadave të fundit dhe status kuo-në e imponuar si dhe të imponoj një mënyrë të re pune dhe të menduari. Ne bëjmë të njëjtën gjë në të gjitha industritë. Jam gati të bëjmë së bashku një marrëveshje kornizë ekonomike.
Mos dëgjoni partitë me grindjet e tyre të përditshme. Të gjithë e dimë se cilat janë qëndrimet e vërteta, përtej asaj që dëgjoni dhe shihni në media. Ata do të ulen përsëri pas zgjedhjeve dhe do të thonë phu phu nuk vlen.
Ndaj gjykoni vetë, stiropor apo autostradë, ju bëni dallimin.