Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10km tjera

26/08/2024
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në tregim pa mbarim po shndërrohet autostrada Shkup Bllacë, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund. Për momentin, janë ndërtuar vetëm dy kilometrat e para, duke nisur nga kufiri i Bllacës në drejtim të Shkupit. Megjithatë, të njejtat edhe më tej nuk mund të shfrytëzohen sepse fundi i dy kilometrave duket kështu.

“Ky është dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, autostradë e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2020 por kur do të përfundojë, nuk e di askush. Por edhe për t’u lëshuar në përdorim nuk mundet sepse këtu pas dy kilometrave përfundon autostrada e ndërtuar dhe veturat duhet të kthehen prapa. Kjo autostradë kujtojmë se ishte prioritet edhe i Qeverisë së kaluar por është prioritet edhe i kësaj qeverie. Mirëpo kur do të përfundojë, mbetet të shohim”, raporton Zekirija Haxhiu gazetar TV21.

Se cilat janë afatet për lëshimin në përdorim dërguam pyetje deri te kabineti i zv.ministres së transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Në lidhje me dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, po punohet në vendosjen e gardhit mbrojtës dhe presim që me përfundimin e tyre të vihet në përdorim ky segment i autostradës. Në lidhje me 10 kilometrat e ardhshëm, projekti është në fazën e procedurës për tender për ndërtim dhe mbikëqyrje”, tha Kaltrina Zekolli Shaqiri – zëvendësministre për Transport dhe Lidhje.

Për 10 kilometërshin tjetër, tenderimi pritet të zhvillohet në dy faza, kualifikimi teknik i ofertuesve dhe e dyta kompanitë të dorëzojnë ofertat e tyre, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Dy kilometrat duheshte të lëshohen në përdorim qysh në fund të vitit të kaluar. Kështu pati paraljamëruar ish drejtori i Ndërmarjes Publike, Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi.

“Këto dy kilometrat do të lëshohen. Njëra pjesë do të jetë në shfrytëzim e sipër pasi njëra pjesë duhet të lidhet komplet me 10 kilometërshin tjetër. Kështu që deri në fund të vitit edhe rruga magjistrale edhe 2 kilometërshi do të jenë në funksion, që do të lidhemi deri në kufi”, deklaroi Ejup Rustemi – 23.10.2023.

Në realitet, në shfrytëzim u lëshua vetëm rruga magjistrale, përurimi i së cilës u bë në janar të këtij viti. Në zonën pak para kufirit, është hapur edhe një rrugë tjetër për kamionë. Por shpesh ndodhë të ketë rradhë të gjata deri te rrethrrotullimi dhe të pengojnë në lëvizjen e lirë të veturave.

Kjo autostradë ishte premtim dhe mbetet projekt kyç për koalicionin VLEN, pjesë përbërëse e kësaj qeverie. Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, madje në Click Plus, tha se nuk do të dalin as në zgjedhje nëse e njejta nuk realizohet.

“Ne e kemi thënë që nuk dalim në zgjedhje të ardhshme nëse nuk është i përfunduar segmenti Shkup-Bllacë dhe synimi është që kjo të bëhët shumë shpejt dhe ja po e them publikisht që nuk do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk është e përfuduar ajo rrugë”, potencoi Zeqirija Ibrahimi nga VLEN.

Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë hasi në vështirësi pasi tokat ku duheshte të kalojë autostrada, ishin në prona private ndërsa pronarët e tyre, nuk gjenin akord me Qeverinë për çmimin e shit-blerjes. Kjo autostradë pritet të ketë 11 tunele të cilat do të shtrihen në 10 kilometërshin, ndërtimi i të cilit ende nuk ka filluar të ndërtohet.

Previous Post

Kurti: Kemi trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas në taktikat e luftës

Next Post

Presidenti iranian pret kryeministrin e Katarit në Teheran për konfliktin në Gaza

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Presidenti iranian pret kryeministrin e Katarit në Teheran për konfliktin në Gaza

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk