Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Autostrada Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve

14/01/2025
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gati nisja e punimeve për 6 lotet e aksit rrugor Elbasan- Lekaj, që është segment i autostradës Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e korridorit të 8 pan europian i cili na lidh me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që do të realizojnë punimet në 6 lotët e këtij aksi. Aksi rrugor Elbasan-Lekaj përshkon ultësirën e luginës së Lumit të Shkumbinit nga qyteti i Elbasanit deri në afërsi të grykëderdhjes së tij.

Ndërtimi i autostradës Elbasan-Lekaj do të kushtojë 15 miliardë Lekë, ose thënë ndryshe 148 milionë Euro, përfshirë TVSH-në. Pas nënshkrimit të kontratave, pritet të fillojnë punimet, të cilat do të zgjasin 24 muaj dhe pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2026.

Ky segment është pjesë e Korridorit 8, një projekt strategjik për infrastrukturën e Shqipërisë, dhe ka një gjatësi totale prej 40.7 km. Segmenti rrugor fillon nga fshati Bardashesh i Elbasanit, në qytezën e Peqin dhe përfundon në Rrogozhinë.

Më saktësisht gjurma e autostradë do të kalojë përmes rajoneve të Elbasanit (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), më pas në Peqinit në fshtrat (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) si dhe në rajonin e Kavajës (Sinaballaj, Rrogozhinë). Shpejtësia maksimale e lejuar do të variojë nga 90 deri në 140 km/orë.

Korridori 8 është një nga ndërtimet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ndërsa aktualisht po realizohen punime edhe në 8 lote të tjera të Korridorit 8, nga Elbasani drejt Qafë Thanës, ku dhe punimet janë më të avancuara.

Ndërkohë, për vitin 2025, ky projekt do të marrë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për infrastrukturën rrugore, me rreth 8.8 miliardë Lekë të planifikuara për financimin e tij.

Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë. Ky korridor, dhe aksi Elbasan-Lekaj lidhet edhe me korridorin blu, pjesë e të cilit janë akset, Milot Thumanë, Thumanë- Kashar, dhe lidhja do bëhet me aksin Kashar-Pezë-Lekaj.

Në fund të muajit Dhejtor, qeveria miratoi dhe kontratën konçesionare për këtë aks, me një kohëzgjatje 35 vjet dhe dhe kalimi i mjeteve do të jetë me pagesë. Kashar-Pezë-Lekaj ka gjatësi 26.6 kilometra ka kosto rreth 475,8 milionë Euro.

Previous Post

Ministri saudit: Mbi 18.5 milionë pelegrinë kanë kryer Haxhin dhe Umren në vitin 2024

Next Post

Mexhiti: ‘Kodra Free Riders’, të rinjtë që po sjellin frymë të re në Kodrën e Diellit

Related Posts

Shqipëri

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31/10/2025
Shqipëri

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31/10/2025
Shqipëri

Vdes ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano

31/10/2025
Shqipëri

Erion Veliaj në Kushtetuese: Bashkëpunëtorët më fyen më shumë se kushdo

31/10/2025
Shqipëri

Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30/10/2025
Next Post

Mexhiti: 'Kodra Free Riders', të rinjtë që po sjellin frymë të re në Kodrën e Diellit

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025

Tronditje te Barcelona: Yamal diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme?

31/10/2025

Xheneta surprizon ndjekësit: A ka shpresa për rikthim me Gjestin?

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk