Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

NQP njofton: Autobusi u dogj nga defektet në instalimin elektrik

30/07/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arsyeja e incidentit të djeshëm ku si pasojë një autobus i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP) u përfshi nga flakët, ishte një problem me instalimin elektrik. Drejtori Dragi Kushovski, tha se megjithatë duhet të pritet raporti zyrtar nga ekipi hetues. Kushovski I siguroi qytetarët se autobusët dalin në rrugë në gjendje të rregullt, por ndonjëherë defektet ndodhin gjatë orarit të punës.

“Arsyeja për incidentin e djeshëm, sipas informacioneve të mia, jozyrtarisht, është një problem me instalimin ekektrik në autobus, që ishte i paraqitur për servisim dhe pritej të vinte shërbimi i servisimit në NQP, në momentin që po priste, ka shpërthyer zjarri. Por prap lë një rezervë, ta presim raportin zyrtar që është nga ekipi hetues… Sipas informacioneve të mia, autobusët dalin në gjendje të rregullt, por nëse defekti ndodh gjatë kryerjes së orarit, poashtu evidentohet dhe autobusi, sikurse rasti me atë në Butel, nëse ai aktualisht po dështon, e thirr shërbimin e servisimit”, deklaroi Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Kushovski tha se ndërmarja posedon autobusë të vjetër dhe është e pritshme se me amortizimin e tyre, paraqiten defekte dhe rritet nevoja për servisim më të shpeshtë.

“Nuk duhet t’i lidhim ngjarjet njërin me tjetrin, pasi secili rast është i izoluar dhe nuk nënkupton se arsyeja te secili autobus është i njejti. Të gjithë e dijmë se NQP ka parkun ekzistues që e ka në dispozicion, është prej para disa vitesh dhe ata janë autobusë të amortizuar, e dijmë prej kur është blerja e tyre, është e pritshme që me amortizimin e tyre të kemi servisime më të shpeshta të tyre. Dua t’i informoj qytetarët se secili autobus para se të del në rrugë, ndaj tij bëhet kujdesi ditor, kontrollohet dhe çdo defekt i paraqitur nga ana e shoferit, më pas largohet”, shtoi Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Gjatë ditës së djeshme, autobusi me numër 71, në Butel 2, në afërsi të ish Kino Butelit, u përfshi nga tymi e flaka. Në këtë incident nuk kishte të lënduar. Ndërsa kujtojmë se dy javë më parë, një tjetër autobus i kësaj ndermarrjeje, ishte përfshirë në flakë nën stacionin hekurudhor. Në vazhdën e problemeve dhe vjetërsisë, edhe në fillim të muajit, në afërsi të qendrës Mavrovasja, një tjetër autobus u aksidentua duke u përplasur me bordurën prej betoni. Shoferi u ankua se pedali i frenave nuk kishte funksionuar. /Alsat.mk

Previous Post

Kurti refuzon t’i shkojë Osmanit në takim, e çon Konjufcën

Next Post

VLEN merr një nga drejtoritë më të rëndësishme në shtet, ja kush emërohet drejtor në Drejtorinë për Zbulim Financiar

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN merr një nga drejtoritë më të rëndësishme në shtet, ja kush emërohet drejtor në Drejtorinë për Zbulim Financiar

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk