lajme 24

lajme 24

Sevilla është finalisti i dytë në Evropa Ligë. Ekipi spanjoll mposhti Juventusin 2:1 (3:2 nga të dyja ndeshjet), shkruan lajmi.net.   Sevilla dhe Juventusi pas 90 minutave lojë përfundoi 1:1 (2:2 në të dy ndeshjet).  Golat u shënuan nga Vlahovic, në minutën e 65′.  Por gëzimi i juventinëve nuk zgjati shumë, pas vendasit arritën të barazojnë.   Në minutën e 71′ Suso barazoi gjithçka.  Ndeshja vijoi me raste nga ekipet, por jo edhe gola.  Në vazhdime ishin vendasit që u treguan më konkret.  Në minutën e 95′ realizoi Eric Lamela, duke kaluar në epërsi ekipin e Sevillas.  ‘Zonja e Vjetër’ tentuan me të gjitha forcat të barazonin sërish rezultatin, por ishin të pafat.  Sevilla shkon kështu në finale të këtij kompeticioni për herë të shtatë.
Page 2337 of 2674 1 2,336 2,337 2,338 2,674