Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Austria pendohet për propozimin rreth refugjatëve sirianë? Autoritetet: Po rishikojmë statusin e tyre

20/12/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Austria është duke rishikuar statusin e refugjatëve sirianë që kanë arritur në këtë shtet më pak se pesë vjet më parë, ka bërë të ditur kancelari Karl Nehammer të enjten, pas raportimeve në media se disa kanë pranuar letra se “nuk duhet t’i frikësohen persekutimit politik”.

Nehammer, konservator, i cili po tenton të formojë koalicionin e ri qeveritar, teksa është duke u kritikuar ashpër nga e djathta ekstreme, ka thënë qysh prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, më 8 dhjetor, se duhet rivlerësuar situata e sigurisë në Siri, në aspektin nëse duhet lejuar dëbimet atje.

Prej atëherë, ai dhe qeveria e tij e përkohshme kanë sqaruar se fokusi fillestar do të jetë në dëbimet vullnetare dhe që atyre që dëshirojnë të kthehen në shtëpi vullnetarisht, do t’iu ndahen 1.000 euro.

Austria është në mesin e dhjetëra shteteve evropiane që kanë pezulluar kërkesat e sirianëve për azil.

“Austria është duke rishikuar përshtatshmërinë për mbrojtje të sirianëve që kanë qenë në shtet më pak se pesë vjet”, ka thënë Nehammer përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ligji austriak u mundëson autoriteteve që të revokojnë statusin e refugjatit, në disa raste, brenda pesë vjetëve të miratimit.

Sirianët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve në Austri.

Partia Popullore e Nehamerit është e ashpër ndaj imigrimit, në pikën që edhe partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e ka akuzuar për vjedhje idesh.

Partia euroskeptike FPO – e afërt me Rusinë – i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 29 shtatorit, duke fituar rreth 29 për qind të votave, mirëpo duhet të ketë një partnere koalicioni për të siguruar shumicën dhe për të formuar qeverinë.

Meqë asnjë parti nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me të, presidenti austriak i ka kërkuar Nehammerit të formojë qeverinë.

Ai është aktualisht në bisedime me Social-Demokratët dhe Neo-liberalët./ REL

Previous Post

Finlandë, përplaset autobusi me një furgon, 2 të vdekur dhe 37 të plagosur

Next Post

Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

Related Posts

Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post

Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk