Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Atletico sfidon Real në Champions League, Simeone: Të shkruajmë histori

03/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madrid përballet me një tjetër sfidë të madhe në Champions League, teksa do të ndeshet me rivalin historik, Real Madrid, në 1/8 e finales të martën në “Santiago Bernabeu”. Pavarësisht bilancit negativ në përballjet e mëparshme, trajneri Diego Simeone beson se skuadra e tij ka një mundësi për të shkruar historinë.

Në katër përplasjet e fundit në këtë kompeticion, Atletico ka dalë gjithmonë e mposhtur nga Real Madrid, përfshirë humbjet e dhimbshme në finalet e viteve 2014 dhe 2016. Megjithatë, këtë sezon “Los Colchoneros” po tregojnë një formë të shkëlqyer dhe aktualisht renditen në vendin e dytë në La Liga, dy pikë përpara rivalëve të tyre të qytetit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Simeone ka shprehur besimin në ekipin e tij: “Po përballemi me një kundërshtar që e respektojmë. E dimë forcën tonë, do të luajmë me potencialin maksimal dhe do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen atje ku mund t’i bëjmë dëm”, ka thënë ai.

Trajneri argjentinas e ka pranuar se historia është në favor të Reali, por Atletico ka një mundësi të artë për të ndryshuar rrjedhën e përballjeve. “Historia ekziston, dhe ajo e Real Madridit në Champions League është e jashtëzakonshme. Por nesër do të kemi një mundësi të re…”, ka thënë ai.

Simeone e ka konsideruar këtë sfidë si një moment madhor jo vetëm për ekipin e tij, por për të gjithë të përfshirët: “Për qytetin është diçka spektakolare, për Spanjën, të ketë një ekip spanjoll në çerekfinale, dhe për ne që do ta luajmë këtë ndeshje, do të jetë një kënaqësi”, është shprehur ai.

Previous Post

Trump reagon pas deklaratave të Zelenskky-t: Nuk do ta durojmë shumë gjatë

Next Post

I dyshuari në Manheim është një gjerman, 40 vjeçar

Related Posts

Sport

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025
Sport

Është në vitin e fundit të kontratës, por Lewandowski s’është i turbulluar: Jam i qetë për të ardhmen…

04/11/2025
Sport

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025
Sport

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Next Post

I dyshuari në Manheim është një gjerman, 40 vjeçar

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk