Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Asociacioni për Fibrozë Cistike, kërkon ilaçin Trikafta për të gjithë pacientët

01/09/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ankesat e pacientëve me Fibrozë Cistike nuk kanë të ndalur, ndërkohë që edhe kërkesat e Asociacionit për fibrozë cistike vazhdojnë të adresohen drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ky Asocacion kërkojnë që ilaçin Trikafta ta merr çdo pacient, duke filluar nga mosha dy vjeçare, e jo vetëm ato të moshës mbi 12 vjet.

“Trikaftën e marrin vetëm pacientët mbi 12 vjet dhe disa pacientë ndër 12 të cilët e kanë pas gjendjen shëndetësore më të rënduar, dhe kjo normalisht për ne si Asociacion nuk është zgjidhje definitive. Ne kërkojmë që këtë lloj ilaçi ta merr çdo pacient i cili është i përshtatshëm për ta marr Trikaftën, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të pacientëve. Në nivel evropian, institucionet e shëndetësisë e kanë aprovuar Trikaftën prej moshës 2 vjeçare dhe ne normalisht kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, që kjo të mundësohet. D.m.th pacientët nga 2 vjet e lartë të mund të marrin Trikaftën”, thuhet në kumtesën e Asociacionit për Fibrozë Cistike.

Rexhepi: Duhet vendim në suaza më të larta

Në Kliniken Universitare për Fëmijë aktualisht ka 72 pacient të cilët trajtohen me terapinë modulatore për Fibrozë Cistike. 68 prej tyre janë mbi moshën 12 vjeçare, ndërsa 4 pacient janë nën moshën 12 vjeçare. Drejtori i kësaj Klinike, Rexhep Memedi thotë se tendenca e tyre si Klinikë Universitare është që tu mundësohet pacientëve të moshës mbi 6 vjeçare të pranojnë terapinë e re.

“Ne fillimisht planifikojmë që së shpejti, kuptohet me pëlqim edhe vendim të Ministrisë së Shëndetësisë të arrijmë që edhe 29 pacient që i kemi të moshës 6 vjeçare të mund ti inkuadrojmë në terapinë e re. Kuptohet intenca dhe tendenca jonë do të jetë që të gjithë pacientët të moshës mbi 2 vjeçare sa më shpejt të kenë të drejtë dhe të kenë mundësinë të pranojnë terapinë e re por ajo është një proces që nuk varet direkt nga Klinika e Fëmijëve por duhet vendime në suaza më të larta”, u shpreh drejtori në Kliniken Universitare për Fëmijë, Rexhep Memedi.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin ndonjë përgjigje konkrete, thonë që edhe përkundër terapisë që është shumë e shtrenjtë do të përpiqen të mbështesin pacientët me Fibrozë Cistike.

“Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të buxhetit të saj të disponueshëm, ka mbështetur dhe vazhdon të përkrahë në mënyrë maksimale ofrimin e terapive më moderne”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ilaçi Trikafta nga viti 2023 është lejuar nga Agjencia Evropiane e Mjeksisë edhe për pacientët e moshës dy vjeçare. Ilaçin për trajtimin e kësaj sëmundje e bën kompania Varteks, e cila është kompania e vetme e cila e prodhon ilaçin Trikafta në nivel botëror dhe e njëjta ka monopol deri në vitin 2039.

Previous Post

Aliu: Viti i ri shkollor fillon me mbi 150 tekste të reja për shkollat e mesme profesionale

Next Post

Tronditen zgjedhjet në Gjermani, sondazhet nxjerrin fituese partinë e ekstremit të djathtë! Hera e parë pas Luftës II Botërore

Related Posts

Maqedoni

Inxhinierja 60-vjeçare nis punën në Ministrinë e Bujqësisë – Hoxha: Zonja Ajshe, frymëzim për të gjithë!

09/08/2025
Maqedoni

Fetai: BDI po e kthen fushatën lokale në një referendum fiktiv kombëtar

09/08/2025
Maqedoni

Shpallen zgjedhjet lokale – Durmishi: Shihni “safin” e parë të opozitës dhe gjithçka bëhet e qartë!

09/08/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë mori kompetencat për licencimin e stomatologëve

09/08/2025
Aktuale

Shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 19 tetor 2025

09/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar

09/08/2025
Next Post

Tronditen zgjedhjet në Gjermani, sondazhet nxjerrin fituese partinë e ekstremit të djathtë! Hera e parë pas Luftës II Botërore

Inxhinierja 60-vjeçare nis punën në Ministrinë e Bujqësisë – Hoxha: Zonja Ajshe, frymëzim për të gjithë!

09/08/2025

​Grenell kalon pushimet verore në bregdetin shqiptar

09/08/2025

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi bënë edhe nusen për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

09/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk