Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

ASh: VLEN-i mes shpifjeve, heshtjes dhe nënshtrimit total ndaj Mickoskit

01/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjigja më e qartë dhe më e sinqertë për grupimin politik të quajtur VLEN u dha të enjten nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vetë kryeministri aktual Hristijan Mickoski sqaroi publikisht se kryeshefi i tyre politik, Arben Fetai, kishte shpifur në deklaratat e bëra në një emision televiziv. Kjo nuk ishte vetëm një ekspozim i radhës, por një konfirmim institucional i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar prej muajsh – se VLEN është projekt i kapur dhe i kontrolluar nga qendra e pushtetit.

Në historinë politike të këtij shteti nuk mbahet mend që dikush të ketë kaluar në opozitë nga “presioni” – përjashto rastet kur kapja e tyre me afera e dosje i detyron t’i binden pushtetit. Sot, të vetmit që heshtin dhe nuk reagojnë ndaj shkeljeve të Mickoskit janë eksponentët e VLEN-it, që kanë zgjedhur të qëndrojnë në krah të një pushteti antishqiptar në këmbim të lirisë së tyre personale.

Kjo heshtje e turpshme dhe kjo përulje politike nuk është as strategji dhe as kompromis – është vetëvrasje politike, është shkelje e interesit kombëtar dhe tradhti ndaj votuesit shqiptar.

Përderisa liderët e VLEN-it janë të zënë duke shpifur, duke sajuar kurthe dhe duke u përballur me presionet që vijnë nga sirtarët e Mickoskit, nuk mund të ketë as platformë politike, as bashkëpunim institucional e as ideal kombëtar. Aty ku mbretëron spiunazhi, shantazhi dhe mashtrimi, nuk ka vend për të ardhme të përbashkët – ka vetëm pazare politike dhe përulje.

Elektorati shqiptar nuk mashtrohet më nga fasada e “besëlidhjes” që tenton të shesë VLEN. E vërteta është se liderët e këtij grupimi janë kthyer në kukulla të një pushteti që nuk i fsheh më qëndrimet antishqiptare.

Nëse dikush duhet të përgjigjet sot, janë pikërisht ata – nëse janë bashkëpunëtorë të politikave të Mickoskit, apo vetëm viktima të tij.

A janë edhe ata “kaurët” e përmendur nga shefi i tyre politik Mickovski? Apo janë edhe më keq – argatë të heshtur të krijimit të tensioneve mes shqiptarëve dhe ndërmjet etnive tjera të shtetit?

Previous Post

MASH: Janë shpallur konkurset për bursa, mbështetje për 7880 nxënës dhe studentë

Next Post

Momenti kur një burrë rrëmben një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare në Virxhinia (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

15/09/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Next Post

Momenti kur një burrë rrëmben një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare në Virxhinia (VIDEO)

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15/09/2025

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk