Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

ASH-së i intereson përmbyllja e procesit evropian

12/06/2023
ASH-së i intereson përmbyllja e procesit evropian
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, gjatë një pres konference me gazetarë, ka folur lidhur me zhvillimet që pasuan takimin midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, zhvillimet midis dy partive më të mëdha maqedonase me oferta dhe kundëroferta për votimin e ndryshimeve kushtetuese, prekin drejtpërdrejt edhe interesin e shqiptarëve. Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët po analizon me kujdes situatën e krijuar dhe deri në fund të javës do të mbajnë mbledhje të kryesisë së partisë, nga ku do të dalim me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake. Ai ka adresuar tre mesazhe lidhur me zhvillimet politike në vend.

“E para, edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshime kushtetuese. Pra, njëherë përmbyllja e ndryshimeve kushtetuese, e më pas hapja e negociatave. Andaj, vlerësoj se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspensive është thjesht i parealizueshëm, sepse ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së. Ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi më së voni deri në momentin e mbajtjes së Konferencës së dytë ndërqeveritare”, tha Taravari.
Më tej ai dërgoi edhe mesazhin e dytë. “E dyta, sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së për daljen e partive shqiptare nga qeveria, dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektoraliste. Aleanca për Shqiptarët vendosi të hynte në qeveri për hir të procesit, por do të adaptohet varësisht nga rrethanat e reja, qoftë në qeveri apo jashtë saj. Për ne, vetëm përmbyllja e procesit është e rëndësishme dhe do të japim kontributin tonë, pa kushtëzime dhe pa shantazhime” sqaroi kreu i ASH-së. Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të shtyjë përpara kërkesën për heqjen e 20 përqindëshit që mohon identitetin shqiptar dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. “Vlerësoj dhe besoj se tash është momenti që të bëjmë edhe këtë ndryshim” tha ai.

Previous Post

54 vjet më e re, kush është e veja e Berlusconit, dasma e tyre kushtoi 400 mijë euro

Next Post

Edona Llalloshi rikthehet me këngë të re (VIDEO)

Related Posts

Aktuale

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025
Maqedoni

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Maqedoni

E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet

02/11/2025
Aktuale

Ja sa votues dolën deri në ora 9:00 (VIDEO)

02/11/2025
Maqedoni

Rreth 1.600 vëzhgues po monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

02/11/2025
Next Post
Edona Llalloshi rikthehet me këngë të re (VIDEO)

Edona Llalloshi rikthehet me këngë të re (VIDEO)

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk