Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Artan Grubi tërhiqet nga politika!

11/12/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari organizativ i BDI dhe ish-zv.kryeministri, Artan Grubi, është tërhequr nga politika dhe jeta publike.Grubi këtë e ka cilësuar si vendim personal për të ruajtur familjen dhe integritetin personal.

“Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët

Të dashur qytetarë,

Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin e plotë në NATO, për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këto janë vlera që nuk janë vetëm udhërrëfyesi im, por edhe obligimi që i kam ndjerë gjithmonë ndaj vendit dhe kombit tim.

Arritjet tona, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë, nuk janë vetëm meritë e përkushtimit tim dhe shokëve, por edhe e mbështetjes së sinqertë dhe të vazhdueshme nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Fakti që sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-së dhe ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian është dëshmi e qartë e këtij bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët.

Por, çmimi i këtij angazhimi, një çmim që ka qenë gjithmonë në shërbim të vlerave dhe të drejtës, ka qenë i rëndë për mua dhe për familjen time.

Sulmet e mëdha ndër vite, keqinterpretimet dhe goditjet e padrejta, më kanë bërë të reflektoj për rolin tim në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe për të ardhmen e tij.

Edhepse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë.

Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti.

Besoni tek rruga e tij e drejtë, një rrugë që ka qenë dhe mbetet shpresa më e madhe për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Unë mbetem gjithmonë i përkushtuar ndaj këtyre vlerave dhe do të jem në krah të tyre, si qytetar dhe si mbështetës i së mirës së përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj në këto vite,
Artan Grubi” ka shkruar Grubi.

Ali Ahmeti sot tha se nuk do të kërkojë nga Grubi të tërhiqet nga funksionet partiake por ai këtë do ta bëjë vetë, pasi ai është i ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm.    https://www.facebook.com/share/p/15KxwQMp8T/

Previous Post

Bolton: Mund të rikthehet ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Next Post

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 14 gradë

Related Posts

Maqedoni

Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Kultura është themeli mbi të cilin ndërtohet një komb

07/09/2025
Maqedoni

Shpërthen zjarr në Rashtak, janë përfshirë edhe shtyllat elektrike! Rrezikohen objektet

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Është lëshuar në përdorim një pjesë e re e autostradës Kërçovë – Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara

07/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

07/09/2025
Maqedoni

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

07/09/2025
Next Post

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 14 gradë

​Vajza e Bill Gates ndahet nga nipi i Paul McCartney

07/09/2025

​Khloe Kardashian e Tristan Thompson bashkohen për ditën e parë të shkollës së vajzës së tyre

07/09/2025

Martohet djali i Arnold Schwarzenegger

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk