Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Arsyet pse disa njerëz djersiten kur flenë

08/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike. Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle?

Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha mundësitë që ndikojnë në të.

Gjëja e parë dhe më e dukshme është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm i mjedisit. Nxehtësia nuk është i vetmi faktor mjedisor që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës; lagështia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Kontribues të tjerë të mundshëm për djersitjet e natës mund të përfshijnë batanijet e rënda, ose pizhamet, një shqetësim i shkaktuar nga një dyshek i vjetër ose një mjedis i zhurmshëm.

Medikamente – Shumë nga barnat me recetë mund të rrisin rrahjet e zemrës dhe të shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në lëkurë, gjë që mund të çojë në djersitje të tepërt. Kur përjetojmë simptoma të gripit, shumë njerëz marrin aspirinë ose paracetamol. Edhe pse këto janë zakonisht efektive në uljen e temperaturës, ato gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Në mënyrë të ngjashme, medikamente të tjera që mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës janë antidepresivët.

Probleme shëndetësore – Sëmundjet infektive, si tuberkulozi dhe SIDA, dihet se shkaktojnë djersitje gjatë natës. Një ethe e vazhdueshme, shpesh e shoqëruar me djersitje gjatë natës, është e zakonshme tek njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për HIV. Nga ana tjetër, sëmundja e Hodgkin-it, një lloj limfome, është një tjetër sëmundje infektive që shpesh shkakton ethe dhe djersitje gjatë natës tek pacientët.

Alkooli – Abuzimi me alkoolin gjatë natës është gjithashtu fajtor për disa njerëz që djersiten në gjumë. Këta njerëz janë më të prirur për dhimbje koke dhe djersitje gjatë natës.

Ushqimi pikant – Një tjetër faktor i mundshëm që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës është ushqimi pikant. Edhe pse mund të mos shkaktojë shqetësim të menjëhershëm gjatë ngrënies, është e mundur që temperatura e lëkurës tuaj të rritet nga tretja e këtyre ushqimeve.

Hiperhidroza – Disa njerëz vuajnë nga një gjendje e quajtur hiperhidrozë, e cila shkakton djersitje të shpeshtë dhe të tepruar gjatë ditës dhe natës. Nëse i keni përjashtuar të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të djersitjes gjatë natës, mund të vuani nga hiperhidroza; do t’ju duhet të vizitoheni te mjeku.

Djersitjta e natës mund të jenë rezultat i temperaturës nëse vëreni simptoma të ftohjes ose gripit në një ose dy netë. Megjithatë, përtej kësaj, mund të jetë diçka më serioze.

Një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën, të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në trup. Një rënie e papritur e prodhimit të estrogjenit mund të shkaktojë konfuzion në hipotalamus, duke bërë që temperatura e lëkurës së një gruaje të rritet deri në 6 gradë pothuajse menjëherë.

Por, edhe meshkujt nuk janë të përjashtuar. Ata që kanë nivele të ulëta të testosteronit ose që marrin ilaçe që bllokojnë këtë hormon mund të përjetojnë gjithashtu efekte të ngjashme.

Previous Post

OpenAI prezanton GPT-5, një hap i madh drejt inteligjencës artificiale

Next Post

Ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë del para gjykatës, pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

Related Posts

Shëndet & Style

‘Luftoni’ aneminë dhe lodhjen me gështenja, të gjitha vetitë dhe përfitimet e frutit të vjeshtës

10/10/2025
Shëndet & Style

​Miti popullor se pak verë është e mirë për shëndetin tuaj u rrëzua

09/10/2025
Botë

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Shëndet & Style

Keni vazhdimisht të ftohtë? Praktikoni këto këshilla

05/10/2025
Shëndet & Style

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

04/10/2025
Next Post

Ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë del para gjykatës, pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025

Juventusi në gjuhën shqipe i uron suksese Zhegrovës para përballjes me Slloveninë

10/10/2025

Zbulimi i skandalit: Audio-incizimi që tronditi skenën politike në Kosovë

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk