Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arsovska: ‘Shkupi 2028’ do t’i japë një vulë dhe karakter unik Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Evropiane

29/09/2023
Arsovska: ‘Shkupi 2028’ do t’i japë një vulë dhe karakter unik Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Evropiane
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vizioni për Shkupi 2028 do t’i mundësojë qytetit të rritet në një skenë kulturore për disa vite përmes së cilës qytetarët do të përfshihen, festojnë dhe ndajnë trashëgiminë e tyre kulturore, ndajnë idetë e tyre krijuese dhe ofrojnë zgjidhjet e tyre inovative që do t’i japin një vulë dhe karakter unik Shkupit si Kryeqyteti Evropian i Kulturës.
Me qëllim të realizimit të këtij vizioni, qyteti i Shkupit së shpejti do të shpallë thirrje publike ndërkombëtare për pjesëmarrje të të gjithë krijuesve të cilët do të kenë mundësinë të ofrojnë projektet e tyre në fushën e kulturës, artit, letërsisë, artit multimedial dhe të pasurojnë ofertën kulturore të Shkupi 2028.

Programi për Shkupin 2028 përbëhet nga katër shtylla mbështetëse, e para prej të cilave ofron histori reale që sjellin përfitime për shumicën dhe do të japin mundësinë për të zbatuar projekte që ofrojnë shpresë dhe narrativa pozitive.
Shtylla e dytë është ajo e solidaritetit, sepse Qyteti i Shkupit njihet si qyteti i solidaritetit botëror. Përmes projekteve, diskutimeve dhe punëtorive do të fokusohemi në solidaritetin, lidhjen reciproke, respektin dhe bashkimin, që është karakteristikë e Shkupit.
Shtylla e tretë është për projekte të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme, ndërsa e katërta dominohet nga krijimtaria e artistëve për promovimin maksimal të veprave të tyre.

Projektet lokale në program janë përzgjedhur përmes disa thirrjeve publike, ndërsa një pjesë e projekteve ndërkombëtare janë rezultat i bashkëpunimeve ndërkombëtare që Qyteti i Shkupit dhe partnerët e tij i ka përmes numrit të madh të institucioneve, organizatave dhe universiteteve nga Evropa, si dhe përmes rrjetet Creative Europe, Erasmus, Media dhe të tjera.
Është e rëndësishme të theksohet se programi “Kultura mbi ndarjet” është një shfaqje e trashëgimisë së pasur kulturore të Shkupit dhe do të promovojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tonë. Ajo feston muzikën, artin, kërcimin, letërsinë, pra çdo segment të unitetit, sepse kultura na lidh të gjithëve në baza ditore.

Previous Post

Nga mesnata bie çmimi i benzinës

Next Post

Qeni “vjedh” topin dhe driblon disa futbollistë në fushë (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

18/10/2025
Aktuale

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

18/10/2025
Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Next Post
Qeni “vjedh” topin dhe driblon disa futbollistë në fushë (VIDEO)

Qeni “vjedh” topin dhe driblon disa futbollistë në fushë (VIDEO)

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025

Video e saj u bë virale në Tik Tok, këngëtarja Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për vajzën 2-vjeçare me kancer

18/10/2025

Genta Ismajli rrëfen për problemet shëndetësore: Trajtimi nuk po më bën mirë

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk