Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arsimi i lartë, përgatitet ligj i ri

25/01/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëpërmjet një ligji të ri për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit kërkon që të reduktojë programet studimore dhe të rrisë kompetencat sa i takon veprimit mbi parregullsitë që konstaton në institucionet e arsimit të lartë. Për Alsat, ministrja Vesna Janevska thotë se ligji do të jetë gati së shpejti për debat publik. Ajo kërkon bashkëpunim nga universitetet për të realizuar synimet.

“Ka shumë programe studimore, disa do të vendosen në pushim dhe tashmë po vendosen në pushim, një pjesë do të reduktohen. Ka shumë fakultete me të njëjtën veprimtari, shumë fakultete juridike, shumë fakultete për shkenca mjekësore, shumë fakultete për ekonomi. Kjo do të bëhet me një marrëveshje të përbashkët me universitetet shtetërore dhe me ata private, do të mundohemi ta zgjidhim. Nëse nuk mundemi ta zgjidhim në atë mënyrë, do të veprojmë edhe në formë më rigoroze”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Inspektorët e Arsimit dhe komisione të ministrisë për disa muaj në disa universitete kanë konstatuar disa parregullsi. Ministrja thotë se kompetencat e ministrisë janë të kufizuara dhe për veprim të plotë ndaj tyre duhet bashkëpunimi i më shumë institucioneve, përfshirë edhe Agjencinë për cilësinë e arsimit dhe, në disa raste, edhe Policinë Financiare. Aktualisht, universitetet nuk e kanë problem të paguajnë gjobat dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje.

“Nuk është problem për një universitet ku kemi hasur parregullsi ta paguajë gjobën, sepse gjobat nuk janë aq të larta, dhe të mos veprojë për të zgjidhur problemin. Për disa parregullsi paguhen gjoba kurse të tjerat shkojnë në gjykatën për kundërvajtje dhe paguhen vetëm gjoba për kundërvajtje. Ne sillemi vazhdimisht në rreth dhe cikli përsëritet. Do ta përmirësojmë ligjin që kjo të mos mundet të ndodhë”, shtoi ajo.

Për të sjell vendime edhe më rigoroze, madje deri edhe në mbylljen e programeve të caktuara studimore, Janevska thotë se nevojiten ndryshimet ligjore sepse për ndryshe, vendimet, sipas ligjeve aktuale në fuqi, mund të anulohen nga gjykata.

Shumë universitete në vend kanë qenë në qendër të kritikave për regjistrimin e studentëve pa u plotësuar kushtet për funksionimin e programit studimor, për mungesë kuadri me thirrjet e duhura shkencore, për dhënien e diplomave pa kriteret ligjore, për punësime partiake, nepotizëm, etj./Alsat.mk

Previous Post

VLEN hap shtabin elektoral për Lëvizjen “Vetëvendosje” në Shkup

Next Post

Periudha kur gripi bëhet agresiv-çfarë duhet të bëni

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Periudha kur gripi bëhet agresiv-çfarë duhet të bëni

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk