Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Arrorët, sekreti i jetëgjatësisë

10/02/2024
Arrorët, sekreti i jetëgjatësisë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrorët janë mënyra e natyrës për të na treguar se gjërat e mëdha vijnë në përmasa të vogla. Këto super frute që cëmbisen kaq kollaj janë nga më të shëndetshmit. Të pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, vitamina e minerale ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskolare.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, veçanërisht ndaj kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim-rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë.

Ato janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar në mëngjes dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin.

Pse dhe si jua shpjegojmë më poshtë.
Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.
Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë. Ato ulin rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës. Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e skizofrenisë, depresionit dhe Alzheimerit.
Frutat arrore kanë flavonoide si karotenë dhe lutein. Këto komponente ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore, Alzheimerit, dhe atyre virale/infeksioneve fungale. Studimet tregojnë se tek arrorët, veçanërisht tek kikirikët, përbërës si resveratrol zvogëlojnë rrezikun e goditjeve nga alterimi i mekanizmave molekulare në enët e gjakut. Ato ulin ndjeshmërinë ndaj dëmtimit të enëve të gjakut duke zvogëluar aktivitetin e angiotensin (një hormon sistemik që shkakton ngushtim e enëve të gjakut, duke ngritur presionin e gjakut) dhe rritjen e prodhimit të hormonit vasodilator, oksidi nitrik.
Vlerat ushqyese të frutave arrore janë të plota, pasi përveç kalorive dhe vitaminave, ato janë dhe një burim i pasur me minerale. Mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe seleniumi mbrojnë shëndetin e mirë. Kaliumi mban në kontroll rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Fluori nga ana tjetër është një përbërës thelbësor në shëndetin e dhëmbëve tanë.
Dhe mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mukusit dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira.

Materialet janë bazuar në publikimin e Oxford Journal dhe Nutrition

Previous Post

Skandali i abuzimit të fëmijëve, jep dorëheqjen presidentja e Hungarisë

Next Post

Plaçkitet Capital T, reperi tregon çka iu vodh

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Plaçkitet Capital T, reperi tregon çka iu vodh

Plaçkitet Capital T, reperi tregon çka iu vodh

VLEN: BDI guvernatorin e pati në gojë, por tenderët në xhep!

15/05/2025

Murtezani: Taravari jashtë qeverisë jo për parime por për dëshirën e tij për të bashkëpunuar me BDI-nëo

15/05/2025

Murtezani: Costa në Shkup mesazh se Maqedonia e Veriut është pjesë e agjendës evropiane

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk