Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arrestohen 5 dilerë droge, përfshirë një mësuese

17/03/2023
Arrestohen 5 dilerë droge, përfshirë një mësuese
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e punëve të brendshme ka realizuar bastisje në 7 lokacione në Shkup, ku është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminat, si dhe drogë në vlerë prej rreth gjysmë milion euro, nëse e njëjta do të ishte shitur përmes dilerëve në rrugë. Në këtë aksion janë privuar nga liria 5 persona nga Shkupi. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, pranoi se në aksionin policor është arrestuar edhe një mësuese e shkollës fillore, por pa dashur të japë më shumë informacione për shkaqe të hetimit.

“Personat e arrestuar për një kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në shitjen rrugore të drogës sintetike amfetamine në zonën e Shkupit, për të cilën kanë marrë me qira disa banesa në qendër të Shkupit, si dhe në lagjen Gjorçe Petrov, të cilat i kanë përdorur si depo për ruajtjen, prodhimin dhe paketimin e drogave sintetike dhe në to merrnin masa mbrojtëse duke vendosur video monitorim. Droga shitej 2.000 denarë për gram amfetaminë, 3.000 denarë për gram kokainë, 600 denarë për tabletë ekstazi dhe një pako marihuanë 1.000 denarë.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Gjatë aksionit policor është gjetur drogë sintetike amfetaminë në sasi rreth shtatë kilogramë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë marihuanë, rreth 3.000 tableta ekstazi, një pushkë automatike “Kallashnikov”, 667 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një kornizë për një pushkë automatike, janë gjetur dy korniza për një pistoletë, më shumë peshore digjitale me mbetje amfetamine, pajisje për prodhimin e drogës sintetike amfetamine, kallëpe për amfetaminën, sasi e madhe lëngu për prodhimin e amfetaminës sintetike, fletore dhe fletë me shënime për personat që kanë blerë drogë, para për të cilat ekziston dyshimi se e kanë origjinën nga shitja e drogës dhe katër automjete pasagjerësh. Në këtë rast MPB , në Prokurorinë Themelore Publike do të parashtrojë padi për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal. Aktivitete të tilla policia ka kryer edhe në qytete të tjera të vendit. Nga fillimi i kësaj jave janë kryer 36 kontrolle, janë ndaluar 32 persona, si dhe janë sekuestruar amfetaminë, ekstazi, marihuanë dhe lloje të tjera droge njoftojnë nga MPB-ja.

Previous Post

Mexhiti: Kemi komunikim me Ahmetin, por jo marrëveshje

Next Post

Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO

Related Posts

Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Next Post
Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO

Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk