Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arrestohen 12 persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve

14/03/2024
Arrestohen 12 persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Prokurorinë Publike për Ndjkjene e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.I.(33), S.B.(33), A.I.(26), të tre nga Shkupi dhe A.A.(37) dhe A.J.(33), të dy nga Negotina, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “organizim i grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave të tregtisë me njerëz, tregtisë të fëmijëve dhe kontrabandës me migrantë” nga neni 418-v, dhe “kontrabandë me migrantë” nga neni 418-b të Kodit Penal dhe kundër E.B.(35), B.S.(37), të dy nga Shkupi, K.E.(35 ), A.P.(37), të dy nga Shtipi, D.C.(44) nga Vinica, I.I.(19) nga Kumanova dhe R.K.(32) nga Strumica për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “organizimi i grupit dhe nxitja e kryerjes së tregtisë me njerëz, tregtisë të fëmijëve dhe kontrabandës me migrantë” të dënueshme. sipas nenit 418-v të Kodit Penal.

Konkretisht, në periudhën nga gushti deri në nëntor 2023, nga Njësia Nacionale për Ndalimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Njerëz në kuadër të Departamentit të Hetimeve Kriminalistike, Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në bashkëpunim me Departamentin e Operacioneve Speciale dhe të Veçanta, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Publike për NKOK, në kuadër të një hetimi penal është kryer një aksion i koordinuar policor me qëllim të zbardhjes së krimeve të lidhura me organizimin e një grupi për kryerjen e veprave kriminale të kontrabandës me migrantë.

Gjatë hetimeve u zbulua se F.I., E.B., S.B. dhe B.S. së bashku me një person nga një shtet i huja organizuan një grup kriminal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili organizoi kontrabandimin e një numri të madh të migrantëve, kryesisht nga Nepali dhe Siria, të cilët tashmë kishin mbërritur dhe qëndruar për një kohë të caktuar në territorin e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Greqisë. Në marrëveshje me personin nga shteti i huaj, migrantët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë transferuar nga territori i Republikës së Greqisë përmes kalimeve ilegale në rrethinën e Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë dhe më pas me ndihmën e udhëheqësve janë sjellë në lokacione të përcaktuara dhe të dakorduara më parë në mënyrë të koordinuar. Po ashtu, organizatorët në të njëjtën mënyrë kanë kontrabanduar migrantë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët nga territori i Republikës së Serbisë janë transferuar në rrethinën e rajonit Kumanovë-Likovë. Nga këto lokacione, anëtarët e grupit i merrnin migrantët me automjete pasagjerëve dhe mallrave dhe i transportonin përmes kalimeve të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë realizimit të këtij hetimi penal janë bastisur pesë persona në Shkup dhe Negotinë. Katër persona janë privuar nga liria, për një person po ndërmerren masa për gjetjen e tij, ndërsa pesë persona pjesëtarë të grupit kriminal tashmë janë duke vuajtur dënimin me burg në INK-Institucioni Ndëshkues-Korrektues Shkup, Idrizovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli për vepra të kryera më pare,”kontrabandë të migrantëve”, “përdhunim”, “grabitje”, “prodhim dhe shpërndarje të kundërligjshme të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, “sekuestrimi të automjetit” dhe “vjedhje e rëndë”. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e të hollave, një armë, automjete të pasagjerëve, telefona celularë, kartela SIM etj. Në bashkëpunim me institucionet e burgjeve janë kryer kontrollime të personave në vuajtje të dënimit me burgim, ku janë gjetur telefona celularë.

Previous Post

Toshkovski: 300 mijë persona duan të caktojnë termin nëpërmjet ueb-faqes

Next Post

Alarm për bombë në Greqi, mbyllet përkohësisht stacioni i trenit

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

12/08/2025
Maqedoni

Azir Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”

12/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Luboteni është simbol i qëndresës dhe dinjitetit

12/08/2025
Maqedoni

Vrasja në Tetovë/ Tre persona lirohen, një 15 vjeçar akoma po merret në pyetje

12/08/2025
Maqedoni

Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

12/08/2025
Maqedoni

Fetai: Emrat që s’do të fshihen kurrë nga historia, dëshmorët e Lubotenit

12/08/2025
Next Post
Alarm për bombë në Greqi, mbyllet përkohësisht stacioni i trenit

Alarm për bombë në Greqi, mbyllet përkohësisht stacioni i trenit

Ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent për t’i dhënë fund urisë në Gaza

12/08/2025

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

12/08/2025

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

12/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk