Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Armëpushimi në Gaza në “fazën përfundimtare”

14/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet në Doha për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite janë në “fazë përfundimtare”, thonë burime nga Katari.

BBC raporton se ka shenja se Izraeli dhe Hamasi mund të jenë në prag të arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, më shumë se 15 muaj pas fillimit të luftës në Gaza.

Bisedimet për të arritur marrëveshjen rifilluan këtë mëngjes në Doha, me ndërmjetësin kryesor të Katarit që tha se një marrëveshje ishte “shumë afër”

Një zyrtar i qeverisë izraelite i cili kërkoi të mbetet anonim tha se “progres i vërtetë” është bërë gjatë ditëve të fundit, por se marrëveshja “nuk është arritur ende”.

Udhëheqësi i Iniciativës Kombëtare Palestineze, një parti politike palestineze me bazë në Bregun Perëndimor, i tha BBC-së se ata besojnë se Hamasi e ka pranuar marrëveshjen.

Ndërkohë që një ekspert i ndërmjetësimit u shpreh se kryeministri izraelit do të frenojë arritjen e marrëveshjes deri më 20 janar – ditën kur Donald Trump do të betohet sërish si President i SHBA-së.

“Do të jetë dhurata e Netanyahut për presidentin e ri,” tha Oliver McTernan, drejtor i organizatës bamirëse për zgjidhjen e konflikteve Forëard Thinking.

Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 , në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën në Gaza si pengje.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gaza si përgjigje, dhe ministria e shëndetësisë e enklavës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 46,600 njerëz janë vrarë gjatë luftës.

Previous Post

Nesër ngritet aktakuzë për rastin e Liridona Ademajt

Next Post

“Krimi shqiptar po fiton terren”, kryeprokurorja belge: Po bashkëpunojmë me SPAK-un për të goditur “Boss-ët”

Related Posts

Botë

Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’

16/09/2025
Botë

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

16/09/2025
Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 33 gradë

16/09/2025
Aktuale

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Aktuale

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025
Next Post

“Krimi shqiptar po fiton terren”, kryeprokurorja belge: Po bashkëpunojmë me SPAK-un për të goditur “Boss-ët”

Shqipëria avancon në rrugën drejt BE-së – hapen katër kapituj të ri të negociatave

16/09/2025

Protestë e familjarëve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, kërkohet drejtësi edhe pas 6 muajve

16/09/2025

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk